Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Nik Gjeloshaj në zgjedhjet e fundit parlamentare të Malit të Zi u zgjodh deputet si përfaqësues i “Listës Shqiptare”.

 

Gjeloshaj përveç mandatit të deputetit mbante dhe postin e kryetarit të Komunës së Tuzit.

 

I gjetur përballë dilemës për të vendosur se cilën detyrë do të pranonte, ai ka zgjedhur të heqë dorë nga mandati i deputetit.

 

“Me ligjet aktuale në Mal të Zi, një person nuk mund të mbaj dy poste politike. Pasi isha zgjedhur deputet me 30 gusht, ishte e nevojshme që nga njëra detyrë të jap dorëheqje. Mbas analizave, kam vendosur që më së shumti mund të jap kontribut popullit dhe vendit tim, si kryetar i komunës”, shprehet ai.

 

Njoftimi i Nik Gjeloshajt në Facebook

 

Te nderuar qytetarë,

 

Sikur jeni të informuar, me ligje aktuale në Mal të Zi, një person nuk mund të mbaj dy poste politike.

Pasi isha zgjedhur deputet me 30 gusht, ishte e nevojshme që nga njëra detyrë të jap dorëheqje.

Mbas analizave, kam vendosur që më së shumti mund të jap kontirubut popullit dhe vendit tim, si kryetar i komunës!

Lista Shqiptare është organizatë politike serioze, me mbështetjen më të fuqishme të shqiptarëve.

Platforma jonë politike përfshinë kërkesat e popullit tonë!

 

Një sfidë që kemi filluar në Tuz, mbas fitores së madhe të shqiptarëve, vetëm një vit e gjysëm mbas, nuk do të ishte serioze të ndalemi.

Unë jam luftarak nga natyra dhe nuk terhiqem në mes të rrugës! Projektin duhet çuar deri në fund, e posaçërisht në këtë kohë kur Podgorica u vërsul mbi Malësinë, që tentuan të na plaçkisin dhe të na poshtërojnë. Por Jo nuk do të ja dalin, do të jem në linjë të parë të frontit politik për të mbrojtë këtë kauz, së bashku me kolegët dhe partnerët nga Lista Shqiptare.

 

Kudo që të jemi, me dinjitet do të përfaqësojmë kombin tonë dhe do të ndikojmë në zhvillimin e vendit.

Edhe pse për rehati personale dhe familjare, pozita e deputetit për mua do të ishte shumë më e lehtë, zgjodha të vazhdoj punën, pa ndalur për zhvillimin e vendit dhe popullit tim!

Andaj nuk ka funksion që mund të jetë si mundësi, që mund të më levizin në mes të rrugës, për të zhvilluar vendin tonë.

Projekti i fitua i komunës është djersë e derdhur dhe fitore e madhe e gjeneratava të tëra, diasporës dhe partive shqiptare!

Është projekt i shenjtë që askush nuk guxon të mendoj të luaj me të, në çdo menyrë dhe rrethanë që të duhet, do të mbrohet!

 

Ne, në Listën Shqiptare nuk varemi nga asnjë person. Jemi ekip, kolektiv që kemi dëshirë dhe vullnet të punojmë për vendin tonë!

Kushdo që të vendosim të na përfaqësoj, do të jetë pjesë e ekipit të suksesit për avancimin e popullit tonë në çdo nivel!

 

Lista Shqiptare është e ardhmja politike e shqiptarëve dhe avancimit të drejtave të tyre!

Lista Shqiptare duhet të jetë një subjekt dhe ashtu të funksionoj për të mirën e shqiptarëve!

 

Me respekt,

 

Nik Gjeloshaj

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara