Kryeministri bullgar, Boyko Borisov njoftoi se është pozitiv me koronavirus.
Ai thotë se ndihet keq dhe se do të qëndrojë në shtëpi për t’u trajtuar.
“Pas dy testeve PCR (negative), unë sot rezultova pozitiv. Ndjej shqetësime të përgjithshme. Mjekët rekomanduan që të qëndroja në shtëpi”, shkroi Borisov në një mesazh në Facebook.
Ai tha se i informoi autoritetet shëndetësore për të gjitha kontaktet e ditëve të fundit.
Më 23 tetor, Borisov tha se ishte izoluar pasi ishte kontaktuar me Zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Nikolai Nankov, i cili ishte pozitiv për COVID-19.
Ndryshe, dje inspektorati shëndetësor i Sofjes lejoi kryeministrin të përfundojë karantinën pas dy testeve negative.
Kryeministri bullgar, Borisov rezulton pozitiv për COVID-19: Po ndihem keq
Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE
Protesta masive dhe përplasje me policinë, përshkallëzohet kriza politike në Bullgari
Kryeministri i Bullgarisë Borissov ofron dorëheqjen! Arsyeja
Përshkallëzim i luftës për pushtet
Komisioni Evropian kundërshton favorizimin e produkteve bullgare në tregti
Bullgaria sërish ka aktualizuar kontestin me Maqedoninë e Veriut, lidhur me identitetin, gjuhën maqedonase dhe të drejtat e pakicave. Madje, siç është bërë e ditur, në mbledhjen e 25 marsit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Këshillit Evropian, kur u vendos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, […]
Shkencëtarë bullgarë kanë krijuar një filtër për pastrimin e ajrit prej ndotësve mekanikë, kimikë dhe biologjikë. Sistemi me ciklon fluidësh është një përpunim bullgar dhe është një teknologji e gatshme për asgjësimin e viruseve dhe baktereve – përfshin këtu dhe COVID-19, tha për BNR doktoranti Viktor Stojanov. Efikasiteti i teknologjisë është mbrojtur me një sërë […]
Zinxhirët e shitësve me pakicë do të jenë të detyruar të shesin ushqime bullgare, të cilat do të duhet të zënë të paktën gjysmën e hapësirës tregtare. Bëhet fjalë për grupet kryesore të ushqimeve – bulmetra, mish dhe fruta dhe perime. Zinxhirët duhet të blejnë produktet drejtpërsëdrejti nga prodhuesit. Këto produkte bullgare do të mund […]
Për shkak të krizës me koronavirusin do të shtyhet afati për parashtrimin e ofertave për investitor strategjik për centralin atomik elektrik “Belene”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Pesë kompanitë, të cilat kanë treguar interes të dorëzojnë ofertë me karakter detyrues, vazhdojnë të interesohen për projektin. Projektet e gazit […]