e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Presidentit amerikan Donald Trump, pas letrës së tij, ku kërkonte zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Jeruzalem.

 

Nga konferenca për media pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën, ai tha se vendimet merren në raport me të mirat e Shqipërisë dhe se në politikën e jashtme Shqipëria është e linjëzuar me Bashkimin Europian.

 

Kreu i qeverisë tha se marrëdhëniet me Izraelin kanë qenë dhe janë të shkëlqyera, por sa i përket temës së ambasadës mbetet në linjë me BE.

 

“Shqipëria është vendi që ka patur më shumë hebrenj pas luftës se sa para luftës, i vetmi në Europë. Është vendi ku hebrenjtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por edhe një respekt të madh për Izraelin. Por Shqipëria, në politikën e jashtme, në këtë aspekt, është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi Rama, duke refuzuar propozimin e Trump për zhvendosjen e të gjithë ambasadave në Jeruzalem.

 

Edhe në vitin 2017, Shqipëria votoi në favor të një rezolute të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara përmes së cilës i bëhej thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqeshin nga vendimi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

 

Për këtë temë komentoi edhe kryeministri i Kosovës Abdullah hoti, i cili kishte qëndrim tjetër.

“Sa i përket ambasadës në Jerusalem, ne jemi vend i ri, ne kemi nevojë për njohje. Me marrëveshjen e Uashingtonit, përveç projekteve të mëdha ekonomike dhe infrastrukturorë, që e ndërrojnë komplet koniunkturën ekonomike në Kosovë dhe në rajon, ka ardhur edhe një njohje, që është tepër e rëndësishme. Çdo njohje është e rëndësishme, por kjo është pak më ndryshe, sepse hap një perspektivë krejt tjetër në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më vjen mirë që në politikën e jashtme ne jemi në të njëjtat linja sa u përket parimeve dhe interesave tona në politikën e jashtme me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – tha Hoti.

 

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara