Kryeministri bullgar Boyko Borissov deklaron se është i gatshëm që të japë dorëheqjen nëse ky veprim mban koalicionin qeverisës në këmbë. Ai tha se do të diskutojë me dy krerët e partive aleate të forcës së tij qeverisëse për të zgjidhur problemet që ka koalicioni qeveritar.
Dorëheqja e Borissov dhe e kryeptrokurorit kaën qenë kërkesat kryesore të protestave që mbahen prej muajsh në rrugët e shtetit ballkanik. Protestuesit, kryesisht të rinj, akuzojnë pushtetarët se janë të lidhur me mafian dhe se refuzojnë të luftojnë korrupsionin e të reformojnë sistemin gjyqësor.
Borissov është në pushtet që prej vitit 2009 dhe mandati i tij i tretë si kryeministër mbaron në muajin mars.
Në Sofje, protestuesit kanë bllokuar disa akse rrugore të rëndësishme dhe janë vendosur në tenda duke shprehur vendosmërinë që të qendrojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Ndërkohë, një nga protestuesit që është futur në grevë urie 5 ditë më parë, është dërguar në spital të mërkuren në gjendje kritike për jetën.
Bullgaria kërkon garanci të shkruara nga Shkupi për fqinjësi të mirë
Kryeministri bullgar, Borisov rezulton pozitiv për COVID-19: Po ndihem keq
Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE
Protesta masive dhe përplasje me policinë, përshkallëzohet kriza politike në Bullgari
Kryeministri i Bullgarisë Borissov ofron dorëheqjen! Arsyeja
Përshkallëzim i luftës për pushtet
Komisioni Evropian i dërgoi Bullgarisë një letër zyrtare për masat diskriminuese të cilat imponon shteti për tregtarët me pakicë dhe i detyron të favorizojnë produktet ushqimore vendore. Sipas Komisionit detyrimi i tregtarëve të preferojnë mallrat bullgare kufizon lëvizjen e lirë të mallrave që parashikohet në Traktatin për Funksionimin e BE-së. Lidhur me letrën e KE-së […]
Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 […]
Shkencëtarë bullgarë kanë krijuar një filtër për pastrimin e ajrit prej ndotësve mekanikë, kimikë dhe biologjikë. Sistemi me ciklon fluidësh është një përpunim bullgar dhe është një teknologji e gatshme për asgjësimin e viruseve dhe baktereve – përfshin këtu dhe COVID-19, tha për BNR doktoranti Viktor Stojanov. Efikasiteti i teknologjisë është mbrojtur me një sërë […]
Zinxhirët e shitësve me pakicë do të jenë të detyruar të shesin ushqime bullgare, të cilat do të duhet të zënë të paktën gjysmën e hapësirës tregtare. Bëhet fjalë për grupet kryesore të ushqimeve – bulmetra, mish dhe fruta dhe perime. Zinxhirët duhet të blejnë produktet drejtpërsëdrejti nga prodhuesit. Këto produkte bullgare do të mund […]