Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e tij Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

 

Në njoftimin e Kishës thehet se: Pas shfaqjes së simptomave të lehta të koronavirusit, Covid-19 u gjykua e përshtatshme që Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, të shkojë në Athinë (Spitali Evangelismos) për kujdesin e duhur mjekësor.

 

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie… Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë… Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, jemi të Zotit”, tha kryepeshkopi Anastas ndërsa u largua për në spital.

Mediat greke shkruajnë se kryepeshkopi, ka simptoma të lehta të koronavirusit dhe me urdhër të kryeministrit grek Mitsotakis, Janullatos u dërgua me urgjencë me një avion ushtarak sanitar C130 në një klinikë në Athinë, për trajtim të specializuar.

 

Kryepeshkopi iu nënshtrua një operacioni në zemër katër muaj më parë.

 

Shqipëria është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme ndërruan jetë 8 persona, ndërsa rezultuan më shumë se 520 të infektuar.

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara