e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban mbledhjen e Kryesisë së partisë, për siç është thënë “përgatitje” për seancën e së hënës, ku pritet të votohet për qeverinë e re të vendit.

Para nisjes së takimit, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha për gazetarët se shpreson që sot të përmbyllet gjithçka, sa i përket marrëveshjes së koalicionit me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne mbajmë takime, komunikime çdo ditë. Kështu që po shpresoj që edhe sot gjithçka të përmbyllet, por për momentin jemi në fazën e përpjekjeve”, tha Osmani.

Ajo tha se takimi i sotëm është për “përgatitjen e seancës e të hënës”, e cila është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Osmani nuk pranoi të deklarohet nëse nga Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë sinjale se ka lëvizje sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, e cila po shihet si pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes ndërmjet këtyre dy partive.

LVV-ja dhe LDK-ja që pas certifikimit të rezultatit zgjedhor në muajin nëntor, kanë zhvilluar bisedime për krijimin e koalicionit qeverisës, por deri më tani nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje.

Më 26 dhjetor u konstitua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, ku kryetar i kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti mandaton kandidatin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

LDK-ja gjatë negociatave me LVV-në nuk ia ka kontestuar kësaj të fundit pozitën e kryeministrit, por ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka nën drejtim Vetëvendosje.

 

 

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara