“Pavarësisht këtyre kohërave të jashtëzakonshme, ne vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të vazhduar punën tonë”, tha sot ambasadori Igli Hasani, kryetar i Këshillit të Përhershëm, teksa kryesoi Këshillin e parë për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në internet.
Për herë të parë në historinë e tij, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së u mblodh sot online. Në përputhje me masat dhe kufizimet e paraqitura nga OSBE dhe autoritetet austriake pritëse në kuadër të pandemisë COVID-19, delegacionet e 57 shteteve pjesëmarrëse dhe 11 Partnerë për Bashkëpunim mbajtën takimin e tyre të parë përmes videokonferencës.
“Këshilli i Përhershëm është thelbësor për të ruajtur dialogun politik midis shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe për të udhëhequr punën e rëndësishme të përditshme të Organizatës sonë në Vjenë dhe në të gjithë rajonin tonë. Për këtë arsye Kryesia shqiptare ka dyfishuar përpjekjet e saj për të bashkuar të gjitha shtetet pjesëmarrëse, partnerët dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së në mënyrë që kjo Organizatë të mund të vazhdojë punën e saj në mënyrë efektive, duke çuar para objektivat e saj të përbashkëta”, tha Hasani.
Sekretari i Përgjithshëm Thomas Greminger falënderoi kryetarin e Këshillit të Përhershëm, ambasadorin shqiptar Hasani dhe shtetet pjesëmarrëse për takimin e sotëm të rëndësishëm. Ai vlerësoi veçanërisht ekipin e shërbimeve të TIK dhe të konferencës që bënë të mundur këtë sesion online. Në këtë kuadër “personeli ynë në të gjithë rajonin e OSBE-së vazhdon të punojë së bashku për të përmbushur mandatet e tyre duke i garantuar sigurinë stafit tonë”.
Diskutimi i sotëm u përqendrua në raportet periodike nga shefi i Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë, ambasadori Halit Çevik, dhe Përfaqësuesi Special i kryetarit të OSBE-së në Ukrainë dhe Grupit të Kontaktit Trilateral, ambasadori Heidi Grau.
Ambasadori Hasani i kujtoi Këshillit të Përhershëm vdekjen tragjike të Joseph Stone, mjekut të Ekipit Special të Monitorimit (SMM), më 23 prill 2017. “Kjo është një kujtesë e trishtuar dhe e ashpër e kërcënimeve me të cilat (SMM) dhe civilë të tjerë vazhdojnë të përballen në Ukrainën Lindore”, tha ai. ATSH
23 prill 2020
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]