e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Kryq i Kuq Ndërkombëtar tha se qindra fëmijë janë të burgosur në burgjet e të rriturve në Sirinë verilindore.

 

Agjencia deklaroi se fëmijët, kryesisht djem, janë dërguar në burgje pasi janë marrë nga kampi al-Hol, i drejtuar nga forcat kurde siriane. Në këtë kamp janë rreth 60,000 njerëz që kanë qenë të lidhur me luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) nga më shumë se 60 vende.

 

Shumica janë gra dhe fëmijë që u larguan atje pasi bastionet e fundit të IS-it u shkatërruan dy vjet më parë, raporton Radio Evropa e Lirë.

 

“Qindra fëmijë, kryesisht djem, disa të moshës 12 vjeç, janë të arrestuar në burgjet e të rriturve. Ata nuk u përkasin këtyre vendeve“, tha Fabrizio Carboni, drejtori rajonal i ICRC-së për Lindjen e Mesme, në një konferencë për shtyp.

 

Vitin e kaluar, kjo organizatë, ka bërë 36 vizita në objektet e paraburgimit. ICRC është organizata e parë që ka pasur qasje të tillë.

ICRC gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga kampi al-Hol dhe të mbajnë familjet e bashkuara “siç e parasheh ligji ndërkombëtar”.

 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, UNICEF ka thënë se, gushtin e kaluar, tetë fëmijë nën 5 vjeç kishin vdekur në kamp, gjysma nga ndërlikimet e lidhura me kequshqyerjen.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara