Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Nuk ka më Paris, Romë, apo Amerikë Latine. Gjatë pandemisë, udhëtimi për amerikanët drejt destinacioneve më popullore për muajin e mjaltit u bë i vështirë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Valentina Vasileva, njofton për destinacionet e reja se ku shkojnë çiftet e sapormartuara.

 

 

Tay dhe Liza Britova u martuan në janar 2021, gjatë valës së dytë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Në vend të një feste të madhe ata kishin vetëm dhjetë të ftuar, me distancim fizik dhe pa plane për muajin e tyre të mjaltit. Ata kishin ëndërruar të shkonin në Evropë ose Amerikën Latine, por vendosën të presin për shkak të pandemisë.

 

“Është një dhimbje koke tashmë. Kufijtë hapen dhe mbyllen përsëri, duhen testet, rezultatet skadojnë shpejt… Gjithçka është shumë e komplikuar. Kështu që, vendosëm të mos mendojmë për muajin e mjaltit për momentin. Tani për tani, shpresojmë të bëjmë një festë të madhe në tetor 2022, dhe pastaj ndoshta një muaj mjalti për të qenë në vitin 2023”, thotë Liza Britova, e sapomartuar.

 

Në janar, Evgeny dhe Lena Semenovy festuan 25 vjetorin e martesës. Kishin planifikuar të festonin në një restorant në Maryland me familjen dhe miqtë, por grumbullimet e mëdha ishin të ndaluara për shkak të pandemisë. Kështu që gjetën bileta të lira avioni dhe u drejtuan për në Porto Riko.

 

“Plazhet e Viekes ishin të gjitha tonat; Viekes është një ishull i vogël në brigjet lindore të Porto Rikos. Ata po kufizonin numrin e turistëve dhe plazhet përfunduan bosh! ”, tregon çifti Lena dhe Evgeny Semenovy.

 

Agjentët e udhëtimit thonë se shumë njerëz janë ende të gatshëm të udhëtojnë, por janë të shqetësuar për kostot në rritje ndërsa kufizimet po hiqen dhe industria e turizmit përpiqet të rimarrë fitimet e humbura gjatë pandemisë. Agjentët thonë se shumë njerëz po vendosin të qëndrojnë më afër shtëpisë. Më parë, destinacionet e njohura të muajit të mjaltit përfshinin Maldivet, Evropën dhe Azinë Jug-Lindore. Tani shumë amerikanë po drejtohen për në Meksikë, Havai, Kosta Rika dhe destinacione të tjera të Karaibeve.

 

“Tarifat janë shumë më të larta këtë vit sesa kanë qenë ndonjëherë në të kaluarën. Pra, nuk është domosdoshmërisht ndonjë lloj oferte; në të vërtetë nuk ka oferta udhëtimi tashmë, kudo që të shkoni. Kështu që, njerëzit po shohin se po shpenzojnë të njëjtën shumë që do të shpenzonin në një muaj mjalti me gamë më të gjerë. Është thjesht më afër, fluturimet janë më të lehta, nuk është aq e gjerë”, thotë Alisa Cohen, themeluese e Klubit të Udhëtimit “Lux”.

 

Agjentët e udhëtimit shtojnë se gjatë pandemisë, muajt e mjaltit tradicional janë kthyer në të ashtuquajturit mini-muaj mjalti që nuk zgjasin aq shumë sa zakonisht dhe shpesh përfshijnë një udhëtim të shkurtër në një shtet fqinj. Udhëtime më të mëdha po shtyhen për në vitin 2022 dhe 2023. Ka kaq shumë udhëtime të planifikuara saqë agjentët e udhëtimit paralajmërojnë se deri në fund të pandemisë mund të shohim një bum të muajve të mjaltit, me një mungesë të suitave të specializuara, lokaleve dhe hoteleve.

 

“Gjëja tjetër që po ndodh është se të gjithë ata që kishin rezervuar për vitin 2020, tashmë kanë bërë rezervime të reja për 2021 dhe 2022. Kjo do të thotë se ka njerëz të grumbulluar prej vitesh që tashmë e kanë rezervuar një udhëtim dhe po e shtyjnë atë edhe më tej …”, thotë Nora Blum, zëvendëspresidente e “Travel Leaders”.

 

Sidoqoftë, pandemia solli disa lajme të mira për industrinë e dasmave. Meqënëse festat e organizuara ishin shumë më të vogla, çiftet shpenzuan shumë më pak në ditën e tyre të madhe.

 

Agjentët e udhëtimit thonë se ata po i shpenzojnë ato që kursyen për muajin e mjaltit dhe po e festojnë me stilin e duhur.

 

Më shumë

Meghan dhe Harry mirëpresin fëmijën e dytë, Lilibet ‘Lili’ Diana

Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë.   Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]

NASA konfirmon praninë e ujit në sipërfaqen hënore të ndriçuar nga Dielli

NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej.   Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara