Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca lehtësojnë nga e shtuna hapjen e kufijve mes tyre. Por këto lehtësime vlejnë vetëm për grupe të caktuara.

 

Nga mesnata e së shtunës udhëtarët lejohen për arsye pune dhe vizita familjare të shkojnë në vendet fqinje. Këto lirime përfshijnë Gjermaninë, Francën, Zvicrën dhe Austrinë. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin professional. Kush kërkon të bëjë udhëtime duhet të shkruajë një vetëdeklaratë e ta tregojë atë në kalimin kufitar. Kontrolle kufitare do të ketë, por vetëm sporadike.

 

Turistët ende nuk lejohet të udhëtojnë

Udhëtimi për shkaqe turistike, blerje apo karburant nuk lejohet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer i bëri të ditura hapat e njëpasnjëshëm të hapjes së kufirit të mërkurën. Nëse zhvillimi i pandemisë e lejon, atëherë të gjitha kufizimet e udhëtimit mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zivcrës dhe Francës do të hiqen në bazë të ujdive mes vendeve më 15 qershor 2020.

 

Deri më 14 qershor ka një paralajmërim udhëtimi të Ministrisë së Jashtme gjermane për të gjithë botën. Kjo do të thotë, se gjermanët deri në këtë datë nuk duhet të ndërmarrin udhëtime. Ndryshime ka me Luksemburgun. Kontrollet kufitare hiqen tërësisht me këtë vend nga e shtuna. Kurse kontrollet me Danimarkën janë në fuqi.

 

Edhe Italia dëshiron hapjen

Italia e prekur rëndë nga Corona kërkon më 3 qershor të lejojë udhëtimet jashtë edhe hyrjen në vend. Këtë e parashikon një urdhëresë e qeverisë italiane që u publikua të shtunën në Romë. Sipas kësaj qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë. Deri më tani udhëtimi është vetëm në raste të jashtëzakonshme i mundur. Për shkak të pandemisë së Coronës kufijtë në Europë janë mbyllur nga mesi i marsit. Përjashtime ka pasur për profesione të rëndësishme për funksionimin e sistemit, personelin mjekësor apo punëtorët në rajone kufitare. dw

 

16 maj 2020

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara