Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Virusi Corona ka bërë që globalizimi të ndalojë. Kriza e shkaktuar nga SARS-CoV-2. është duke treguar sa e fragmentarizuar është tani Europa, jo vetëm midis vendeve por edhe midis brezave dhe klasave.

 

Gjëja më e çuditshme rreth pandemisë së virusit corona është, se na tregoi sa e lehtë është të kthesh mbrapsht kufijtë. Metafora e internetit, i cili është duke u përdorur më shumë se kurrë është se vetëm me një klikë të mausit, vendet vendosën njëri pas tjetrit kufijtë mbrojtës. Sepse turizmi ka vdekur, tregtia është zvogëluar shumë, këmbimet në bursë kanë shkaktuar humbje trilionash dhe vetë globalizimi është vendosur në gjendje pushimi.

 

Qindramijëra punonjës migrantë janë kthyer në Bullgari, Serbi dhe Rumani, duke u mirëpritur me ndjenja të përziera. Nga njëra anë thirrja “na sillni fëmijët” ka qenë një ankesë konstante e dekadave të fundit, sipas motos secili në vendin që i takon! Nga ana tjetër, për të kthyerit nuk ka vende pune, sidomos gjatë kohës së krizës. Kështu që ekonomive kombëtare do u mungojnë shumë remitancat, që punëtorët migrantë kanë pas dërguar në atdhe.

 

Ceremonitë e mirëseardhjes në atdhe konsistojnë me karantina të mërzishme, të aplikuara për të ardhurit nga jashtë përzier me ndjenjën e të zënit në çark, prej nga të cilës nuk ke ku të luash, një përvojë që njerëzit në komunizëm e njohin mirë.

 

 

Largimi i trurit vazhdon

 

Ndërkohë, personeli mjekësor eksportohet në drejtim të perëndimit për të ndihmuar vendet si Austria dhe Britania e Madhe. Disa mendojnë se kjo është skandaloze dhe se punonjësit e mjekësisë nevojiten tani më shumë se kurrë, por të tjerët thonë se Europa Lindore është më pak e prekur nga Corona dhe se ky është momenti kur duhet treguar solidariteti (duke dërguar mbase edhe para në shtëpi).

 

Kufiri i ri midis Lindjes dhe Perëndimit ka dimensionin e tij mjekësor. Sipas një teorie, një vaksinë e veçantë kundër tuberkulozit, që ka qenë e detyrueshme në vendet socialiste mund të ketë efekt mbrojtës ndaj virusit corona. Krahasimet midis ish-Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore janë duke u bërë. Kurse, sipas një qëndrimi tjetër më cinik, sëmundja e re mund të jetë çmimi që duhet paguar për sistemin më të mirë shëndetësor të Perëndimit, i cili i mban njerëzit në jetë për një kohë më të gjatë. Dy vendet, si Spanja edhe Italia kanë moshën më të lartë mesatare të jetëgjatësisë, prej 83 vjeçësh, duke patur edhe nivelin më të lartë të vdekjeve.

 

 

Rritje paradoksale e mbështetjes

 

Populistët, si puna e Trumpit, të cilët e mbështesin politikën e tyre në ideologji antiglobaliste të vendosjes së kufijve, janë duke brohoritur me çfarë po ndodh. Të tjerët, si puna e Orbanit janë duke shfrytëzuar krizën për të vendosur rregulla autoritare. Të gjithë politikanët janë duke marrë pikë nëpër sondazhe, në bazë të pyetjes a e manaxhojnë mirë krizën, apo jo. Merkel, por edhe Trump, Conte si dhe Moon Jae-in. Ne e dimë se në kohë krizash qytetarët mbështeten tek liderë të tjerë. Mbështetja e tyre do të bjerë kur të jetë kapërcyer kriza, dhe nuk do të vazhdojë deri në fund të saj

 

Por, kufijtë duket se janë duke përçarë vetë rrjetin nacional. Episodet raciste me njerëz që duken si aziatikë të ndodhura në Perëndim, mund të jenë preludi i asaj që mund të pasojë. Në Bullgari dëgjohen zëra që thonë se duhen bllokuar getot e romëve, kur mendohet se do të rritet infeksioni, duke supozuar si gjithnjë, kur neveria raciste kombinohet me argumenta pseudo- shkencore. Nëse ndodh kjo, vendet e Ballkanit do të jenë të lumtura të ndjekin shembullin.

 

 

Në kërkim të kokës së turkut

 

Matteo Salvini, ish-ministri i Brendshëm italian, ia vuri fajin e virusit migrantëve afrikanë, megjithëse është e qartë se virusi është përhapur më shumë prej turistëve dhe elitave të tyre globale, se sa nga popullsia e varfër në fshatra. Vetë emri i sëmundjes, i përdorur që nga njerëzit në rrugë deri tek presidenti amerikan, ka në vetvete etnizimin: “virusi kinez” është përhapur për shkak të armiqve tanë, ngrënësve të lakuriqve të natës, dhe nuk ka aspak të bëjë me ne vetë.

 

Kufiri më shqetësues, është ai i padukshmi, është vendosur midis brezave. Sëmundja vë për fat të keq përballë njëri tjetrit të rinj dhe të moshuar, kur këta të fundit rrezikohen më seriozisht prej tij. Kjo nxit përshtypjen se ekonomia botërore është duke sakrifikuar për të shpëtuar jetën e njerëzve, të cilët sidoqoftë janë damkosur të vdesin pas pak kohe. A nuk do të ishte më mirë t’i mbyllje ata diku në ndonjë vend dhe të lije të tjerët të sigurojnë “imunitetin e turmës”?

 

 

Riformulim i paktit midis brezave

 

Disa vendime duket se është e pamundur të merren tani. Megjithatë, duhet bërë thirrje për riformulimin e paktit midis brezave: konsideratat etike sfidohen nga të dhënat cilësore brutale. Shpenzimet për shëndetin e njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare në BE janë gati tre herë më të larta se shpenzimet në grupmoshat e mëparshme. Kjo bën që të moshuarit të shihen si kërcënim në rritje për sistemin e pensioneve, sepse gjithnjë e më pak të rinj futen për të zëvendësuar ata që dalin në pension; për vdekshmërinë e ulët e ka fajin brezi i baby-boomer (shumë i vogël ky në Europën Lindore).

 

Disa flasin për bombën me sahat të pensioneve, për mungesën në gjithë botën të 400 trilionë dollarëve në vitin 2050, gjë që sigurisht do të bëjë që ekonomia të shkatërrohet, dhe të mos jetë më siç e njohim ne.

 

Lufta e klasave në horizont?

 

Dhe mbase ky nuk do të jetë fundi. Ne mund të shohim rritje të konfliktit të klasave, midis të pasurve dhe të varfërve. Tensionet midis botës së industrializuar dhe botës në zhvillim. Midis partive demokratike dhe atyre autoritare…

 

Kufijtë u shqafën sërish papritur në Europë. A mund të shpresojmë që do të zhduken brenda natës, ashtu siç u vendosën?

 

AUTOR: Ivaylo Ditchev

DW

 

18 prill 2020

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara