e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Greqia do të vijojë të mbajë të bllokuara pikat kufitare me Shqipërinë për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë deri më 15 qershor. Burime kufitare greke kanë konfirmuar udhëzimet e autoriteteve greke ku bëhen përjashtime vetëm për disa raste.

 

Një prej tyre është lejimi i kthimit në Shqipëri për shtetasit shqiptarë që udhëtuan në Greqi për qëllime turistike dhe u bllokuan në fillim të marsit prej pandemisë së koronavirusit. Policia kufitare shqiptare ndjek për këta shtetas praktikën e karantinimit në vendbanimet e tyre. Një tjetër kategori që lejohet të lëvizin janë punëtorët sezonalë shqiptarë, të cilët kanë siguruar kontratat e punës dhe lejeqëndrimet e përkohshme në Greqi.

 

Sipas autoriteteve vendore greke në disa rajone nevojiten rreth 15 mijë punonjës sezonalë që pritet të angazhohen kryesisht në vjeljen e frutave të stinës. Disa mijëra punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit u larguan në masë nga Greqia në fillim të marsit dhe tani do kenë sfida të kthehen për shkak të praktikave të shumta që duhet të plotësojnë për kalimin e kufirit. voa

Më shumë

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime […]

Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Afërdita Suka do të jetë deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin. E zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati.   Është e pamundur të mos i rrekesh hedhjes në letër të ekzaltimit shpirtëror, teksa e kupton se një shqiptare e re, intelektuale e mirëfilltë, një nënë e bashkëshorte e devotshme dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara