Prej kësaj të hëne, ne kufijtë e Shqipërisë me vendet e rajonit, përveç Greqisë, ka hyrë në fuqi marrëveshja më e re mes vendeve të Cefta-s, sipas modelit të Bashkimit Europian, me korsinë preferenciale të hapur 24 orë në ditë, për hyrjen dhe daljen e atyre që konsiderohen produkte thelbësore, e që në masë përfshin produkte ushqimore ose farmaceutike, lista e të cilave është publike.
Vendet e Cefta-s, veç Shqipërisë, janë edhe: Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova si dhe Moldavia. Koncepti i korsive jeshile preferenciale është dakordësuar mes vendeve anëtare që në muajin Mars, ndërkohë që ka hyrë në fuqi vetëm më 13 prill. Ky vendim do t`i mundësojë vendeve anëtare që të transportojnë mallra të konsideruara thelbësore Brenda kufirit të tyre, pa vonesa, për të përballuar emergjencën covid-19.
Për këtë arsye është rifreskuar edhe sistemi elektronik i shkëmbimit të të dhënave, në mënyrë që administrate doganore dhe kufitare t`i përpunojë të dhënat e dërgesave para mbërritjes së kamionëve, e të mos ketë humbje kohe në kufi. Lista e produkteve thelbësore mund të modifikohet në mënyrë periodike nga sekretariati. SCAN TV
14 prill 2020
Largimi i Alpha, mbyllet epoka 25-vjeçare e bankave greke në Shqipëri
INSTAT: 1/3 e punësimit në biznese ishte informale më 2020
Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri
Shqipëria një nga prodhueset kryesore të agrumeve
Shqipëria dhe tregu i gazit
Ulet numri i të punësuarve në miniera – Gjatë 2020-ës u shkurtuan 944 punonjës, 25% e minatorëve s’kanë sigurim
Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës. Por volumi i mallrave të transportuara […]
Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]
Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]
Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare. Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]