e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Fati vjen atëherë kur nuk e pret.

 

Një qytetare italiane, me vetëm 100 euro ka arritur të fitojë një pikturë të artistit spanjoll, Pablo Picasso vlera e së cilës kap shifrën 1 milion euro.

 

Rreth 51.000 bileta që kushtonin 100 euro u shitën në ankand e duket se fatlumja ishte një italiane e cila e kishte marrë biletën si një dhuratë.

 

Rreth 29% e biletave u shitën në Francë, e ndjekur nga SHBA dhe Zvicra.

 

Piktura që ajo fitoi është realizuar në kanavacë nga artisti në vitin 1921, njohur ndryshe ‘Nature morte’.

 

Është një vepër arti relativisht e vogël (23 cm me 46 cm), por vlera e saj është shumë e madhe.

 

Nga ankandi i zhvilluar u mblodhën 5.1 milionë euro, 900.000 prej të cilave do të shkojnë për koleksionuesin miliarderë të Monakos David Nahmad i cili siguroi veprën, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë per projekte për te sigurur ujë të pastër në shkolla dhe fshatra në Madagaskar, Marok dhe Kamerun, raporton euronews.

 

Pas një pause 6-vjeçare nga dy ankandet e para për veprat e Pikasos, organizatorët shpresojnë të zhvillojnë evente te tilla çdo vit.

 

Çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë nga një vepër arti e Picasso u regjistrua në maj 2015, kur shtëpia e ankandit ‘Christie’s’ shiti veprën “Les Femmes d’Alger” për 179.4 milionë dollarë.

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara