e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Qarkullon një legjendë se në vitet 1980, Petro Marko thoshte se Fishta është një elefant mbuluar me hi. I ndaluar e i mohuar gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, poeti klerik, arkitekt, shkrimtar e dramaturg rizbulohet tashmë përmes kujtimesh e dromcash të fshehura. Gjergj Fishta në 149-vjetorin e lindjes, vjen përmes dëshmish e kujtimesh të atyre që ia ruajtën veprën, qoftë edhe duke e maskuar si sovjetik.

 

“Kjo shkruan literaturë sovjetike, një libër i tim eti, Mark Ndoja që ka qenë nxënës i Fishtës dhe në fakt është ‘Anzat e Parnasit’. Ky libër ka qarkulluar në Shqipërinë komuniste me kopertinë të letërsisë sovjetike. Ky është libër i 1937, mund të jetë kopja e parë e lahutës me dorëshkrimin e Fishtës që babai im e kishte idhur dhe është dënuar për të. Në këtë formë qarkullonin librat në atë kohë, me kamuflazh”, tha Leka Ndoja.

 

Vitet e ndalimit, patën vetëm rrekje për ta përbaltur.

Ndoja tregoi rastin kur iu kërkua Fatos Arapit në vitet 1960, që të trajtonte Fishtën me sens negativ. “Arapit ju mbushën sytë me lot, qante për Fishtën. Nuk pranoi dhe e hoqi nga puna se nuk pranoi Manush Myftiu”, tregoi Ndoja.

 

Në konferencën e mbajtur nga Qendra e Librit me rastin e përvjetorit, u nxorën në pah, jo vetëm vlerat e figurës poliedrike të Fishtës, por u dhanë edhe përgjigje mbi pikëpyetjet që e shoqëruan ndalimin e tij nëpër dekada.

 

Alda Bardhyli tha se Fishta është joshje prej pasurisë që i la gjuhës. Ndërsa për Kolec Çefën, disa e kanë dashur e disa jo, por Fishta nuk mund të përkthehet në gjuhë letrare. “Me Italinë s’ishte për opurtunitet, ndryshe nga si duan ta trajtojnë, ai ishte me Italinë sepse Italia donte shtet shqiptar”.

 

Zhdukja e veprave u ndoq nga zhdukja e eshtrave, por figura e tij, mbeti e pashlyeshme në kujtesën e brezave që i mëkoi me dashuri për vendin dhe kritikë për klasën politike.

 

 

 

Më shumë

Shtëpia-muze e shkrimtarit Sterjo Spasse drejt përfundimit

Ministrja e Kulturës Etleva Margariti njoftoi ditën e sotme mbi procesin e punës për rindërtimin e shtëpisë së shkrimtarit Sterjo Spasse që do të kthehet në shtëpi-muze. “Po punohet me ritme të shpejta, që ish-vatra e kulturës në fshatin Gollomboç, pranë liqenit të Prespës, të kthehet në shtëpinë-muze të shkrimtarit Sterio Spasse, duke u […]

Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19

Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se është mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë.   “Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari italian në një lidhje telefonike në emisionin […]

“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila shprehet se viti i ri nis edhe me këtë lajm të mirë.   “Le ta nisim këtë vit të ri me një lajm të mirë, që vjen nga bota arbëreshe, nga “gjaku ynë i shprishur”, ajo degë besnike, që prej 500 vjetësh […]

KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”

2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë. Krahas Kadaresë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara