e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit ka deklasifikuar një sërë dosjesh që kanë të bëjnë me artistët dhe jetën artistike në vend para 1990-ës. Nga dosja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, te ajo e ish Kinostudios, Radio Televizioni Shqiptar dhe Lidhja e Shkrimtarëve, tashmë mund të konsultohen nga studiuesit.

 

Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, thotë se “Sigurimi i shtetit kishte bashkëpunëtorë në çdo institucion. Shumicën e rasteve, bashkëpunëtorët u morën me dhunë. Janë raste shumë të rralla që janë marrë në punë me dëshirë. Në ato dosje sheh dhe mëson mbi jetët e marra padrejtësisht”.

 

Mirakaj: Ne dosje sheh jetet e marra padrejtësisht.

 

Një prej detajeve më prekëse është ajo e përndjekjes së një femije, i cili kishte gjyshin të burgosur politik. Dalja e tij në një nga programet televizive, pasi kishte botuar në revistën “Fatosi”, do të shkaktonte furtunë në Radiotelevizionin Shqiptar.

 

“Është një rast shumë prekës, sepse bëhet fjalë për një fëmijë. Një nga bashkëpunëtorët e Sigurimit, mëson se një fëmijë që kishte dalë në televizor, kishte gjyshin të burgosur politik dhe Sigurimi ngre alarmin. U kritikuan të gjithë ata që lejuan ose që ishin të përfshirë, që nga revista ‘Fatosi’, redaksia e RTSH-së dhe drejtoresha e shkollës. U kritikuan për sjellje liberale”

 

Per rastin e RTSH-se, Sigurimi kishte krijuar një skemë duke shperndarë bashkepunëtorët e vet në çdo redaksi, që nga fëmijët te orkestra, apo fototeka.

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara