e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ambasadori Grenell, i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është keqpërdorur nga presidenti Thaçi dhe Vuçiç.

 

Mes presidentëve të dy vendeve ka nëj marrëdhënie të shkurtër tha Kurti.

 

Së pari ka shumë keqinformim nga kundërshtarët e qeverisë jo vetëm në uashington. Në anën tjeter ka 3 vjet që qarkullojnë fjalët për një shkëmbim terrtitorial dhe është Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë që kanë një marrëdhënie të shkurtër me njëri-tjetrin dhe ata kanë keqpërdorur ambasadorin Grenell në këtë çështje. Ambasadori Grenell vjen tepër vonë në marrëdhënien e shkrutër mes 2 presidentëve. Në konferencat ndërkombëtare qëndrimet publike të tyre janë të sinkronizuara” tha Kurti.

 

Ai theksoi edhe njëherë se midis dy presidentëve ka një marrëveshje të fshehtë. I pyetur se si ai ka rënë në dijeni të kësaj marrëveshjeje, Kurti tha se një këshilltar i Presidentit Thaçi ja ka parashtruar atë si propozim një këshilltari të tijë.

 

Është një marrëveshje sipas të cilës Kosova duhet të heqë dorë nga komunat në veri të lumit Ibër, Kosova të marrë ca fshatra në Luginën e Preshevës por kurrësesi Bujanovcin dhe Medvegjën. Një bashkëpunëtor i Presidentit ka biseduar me një nga këshilltarët e mi dhe i ka prezantuar këtë që ju thash unë”, tha Kurti. / Opinion.al

8 maj 2020

Më shumë

Kosova tërhiqet nga projekti i gazsjellësit amerikan

Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC). Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.     Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara