Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Nga Elena Hoxha Marinova

Sipas njoftimeve të klinikës gjermane Chiarité ku është transferuar, opozitori i Putinit në Rusi, Aleksei Navalnij, me vështirësi, por po e kalon krizën e rëndë të shëndetit, të shkaktuar nga (siç mëtohet), helmimi që pësoi javë më parë në avion, pas pirjes së një gote çaji. Ndërsa të gjitha mediat e Perëndimit hynë në garë se kush të fajësojë më parë vetë e drejtpërdrejtë Putinin, për helmimin “e rradhës” ndaj opozitorëve të tij, disa vende të BE-së, Britania e Madhe dhe SHBA, i kërkuan sqarime autoriteteve ruse mbi ngjarjen, si dhe janë shprehur të gatshëm të ndërmarrin sanksione të reja ndaj Rusisë nëse do të vërtetohej shkencërisht lloji i helmimit që pësoi Navalnij. E gjitha kjo, në sfondin e ngjarjeve bjelloruse.

 

Mirëpo në Kremlin, as Putin e as ndonjë zyrtar tjetër pranë tij nuk e prishi gjakun për tam-tamet në Perëndim. Në ato pak prononcime, ata u  mjaftuan të deklarojnë se nuk kanë asnjë informacion mbi rrethanat e ngjarjes dhe se për ta, Navalnij po merrte kurimet më të mira në spitalin siberian ku iu dha ndihma e parë. Lënë mënjanë qëndrimi zyrtar, i ftohtë, por korrekt, i Kremlinit, deklaratat mjeksoretë spitalit siberian, mohuan se bëhej fjalë për helmim dhe vunë theksin mbi “shkaqet metabolike” të gjendjes së Navalnijt.Gjithsesi, me ndërhyrjen e autoriteteve gjermane, Navalnij, u transferua në Berlin kumbahetende, sipas infove që arrijnë, në koma farmakologjike e ku, gjithsesi,  ka dalë nga rreziku imediat për jetën dhe tashmë po kurohet. Mjekët gjermanë, në të kundërt, pretendojnë se kanë gjetur gjurmë helmimi në organizmin e Navalnijt, praktikisht, gjurmë të një lloji neutotoksine jo më mirë të përcaktuar nga ata vetë.

 

Mirëpo kush e helmoi Navalnijn?

 

Duket si titulli i ndonjë filmi lindor tëfundviteve ’60, por thelbi i çështjes është pikërisht ky: cili kishte interes të hiqte qafe opozitorin më të dëgjuar të Putinit?

 

Seriali i zhdukjes së opozitorëve në Rusi, më parë Politovskaja, pastaj Nemtsov si dhe disa tentativa të tjera të mëparshme për të hequr qafe Navalnijn ka shtyrë shumëmedia e politikanë në Perëndim t’i imputojnë Putinit autorësinë. Por a është Putini personi më i interesuar të heqë qafe Navalnijn duke e helmuar në avion? Ta zëmë se po, a do tëishte aq inkompetent shërbimi i Putinit në një aksion të tillë, sa ta linte Navalnijn t’i shpëtojë helmimit? E pamundur. Rusët në këto aksione janë efikasë sa edhe kompetentë dhe profesionalë.

 

Është e qartë që Putin nuk kishte e nuk ka asnjë interes të drejtpërdrejtë të hiqte qafe Navalnijn duke e helmuar. Opozitori i tij, edhe pse personazh disi i njohur në Rusi, nuk është një konkurrent real nëasnjë nivel, as në planin e numrit të njerëzve që e ndjekin e as në nivelin politik. Në shtypin perëndimor u lexua se Navalnij kishte plane ambicioze për Rusinë, por ai vetë nuk ka mundur t’i shtjellojë ato publikisht, kështuqë për rusët mbetet një histori e panjohur perspektiva që do t’i paskësh ofruar Navalnij. Për ta, personazhi është një biznesmen që punon ndershmërisht (ai po udhëtonte me një jet privat) e që një pjesë të të ardhurave të tij ia dedikon krijimit të një zëri opozitar në Rusinë e sotme si dhe dënimit të korrupsionit në nivele të ndryshëm. Askush në Rusi nuk sheh ndonjë të keqe nga kjo dhe as vetë Putin nuk ndjehet i kërcënuar nga veprimtaria politike e Navalnijt, përkundrazi, blogeri i njohur i ka ndihmuar disa herë autoritetet qendrore me denoncimet publike që i ka bërë deri më sot korrupsionit. Motiv për të cilin, Navalnij, si Kremlinit, ashtu edhe Putinit personalisht, i duhet në shëndet të plotë dhe pa këto komplikime.

 

E sërish, kush e helmoi Navalnijn, nëse është e vërtetë se është helmuar?

 

Atëherëështë e nevojshme të drejtohet vëmendja në të tjera lloje konkurrencash, por jo asaj joreale, midis Navalnijt dhe Putinit apo anasjelltas.

 

Navalnij, përveç konkurrentëve të natyrshëm në bizneset e tij, me aktivitetin e tij politik ka bërë jo pak armiq, si brendapërbrenda atij lloj formacioni opozitar që ekziston në Rusi, por sidomos në sërën e politikanëve lokalë dhe biznesmenëve korruptues të tyre. Ky është mjedisi ku Navalnij ka kultivuar armiqësi të ndryshme. Nga ky mjedis i zhytur në korrupsion mund ta presësh helmin në çaj (çeçenët  dinë të përdorin vetëm armët).

 

Historia e helmimit të Navalnijt krijoi mjaft jehonë në Perëndim. Shumëkush mendoi se në Rusi do të kishte disa mijëra njerëz që do të dilnin rrugëve për të protestuar për liderin e tyre të helmuar nga regjimi. Por nuk është kështu. Rusët janë një popull që di ta përdorë logjikën e, për këtë arësye nuk pati manifestime asgjëkundi në Rusi mbi të ashtuquajturin helmim të Navalnijt, sidomos manifestime paralele me ato në Minsk, për të cilat në Perëndim do të ishin më së shumti të interesuar. Por nuk do të kishte manifestime të tilla as edhe sikur, larg qoftë, Navalni të kishte vdekur. Rusët tashmë ndodhen në një fazë historike e cila, më shumë se me mitet, po i ballafaqon me realitetin. Dhe realiteti është ky: në Rusinë që ka vendosur t’i kundërvihet proçesit të gobalizimit sipas konceptimit perëndimor,është më i çmuar dhe i nderuar  kush punon vërtetë për të mirën e vendit dhe më pak, apo aspak, kush është i gatshëm të shërbejë si alibi e tjetërkujt për të sanksionuar dhe izoluar më tej një vend si Rusia, i cili, me Car Putinin në krye apo pa të, është objektivisht i paizolueshëm. Ndaj, për të tretën herë:

 

Kush, sipas jush, kishte të gjithë interesin të helmohej Navalnij?

 

Shënim: Pikpamjet dhe opinionet e shprehur janëekskluzivisht të autores dhe redaksia e AP merr vetëm përsipër publikimin e tyre për efekte të së drejtës informative.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara