e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Të shtunën janë organizuar protesta gjithandej në Serbi kunder regjimit të Aleksandar Vuçiç. Në fakt protestuesit po kërkojnë nga Vuçiç që te shfuqizojë ligjin për referendumin në Serbi që e ka nënshkruar së voni dhe ligjin për eksproprijim të pronës me të cilin u mundësohet një kompanisë multinacionale anglo australiane Rio Tinto që të hapë minierën e litiumit në Serbi, për çka organizatat ambientaliste që veprojnë në Serbi dhe ekspertët atje janë duke kundërshtuar me arsyetimin se në Serbi po shkatërrohet ambienti.

Zyrtarët serbë ndërkaq kanë thënë se për apo kundër kësaj kompanie qytetarët serbë do të shprehen në referendum. Por, kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi pasi me ligjin e ri për referendumin ka ndryshuar censusi.

Pikërisht referendumi dhe ligji për eksproprijim që lidhet me minierën e litiumit, ka nxitur protesta masive në mbi 30 qytete në Serbi ku jane bllokuar korridore të rëndësishme rrugore. Vuçiç të shtunën ka akuzuar njërin prej organizatorëve të protestave Savo Manojloviç të cilin e ka lidhur me Fondacionin Rockfeller nga i cili sipas tij Manojlovic merr para.

Aktivisti Savo Manojlovic thotë që unë ta shfuqizoj ligjin për referendumin, mua kjo nuk më shkon ndërmend, pasi sapo e kam nënshkruar. Serbinë nuk do ta udhëheq as Manojloviq e as Rockfelleri pa i fituar zgjedhjet” ka thënë Vuçiq me ironi.

E Savo Manojloviç i cili po akuzohet nga Vuçiç ka mohuar se Fondacioni Rockfeller është duke e financuar organizimin e protestave.

Manojloviç që është i lindur në Prishtinë në vitin 1986 dhe i shkolluar në Harvard, ka thënë se këtë po e bëjnë qytetarët atje. Manojloviç nuk ka përjashtuar që një projekt kundër ndotjes në të cilin është i përfshire ai të jetë financuar nga Rockfellerët. /Express

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara