Në drejtimin e Kryetarit, Gramoz Ruçi, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare, të zhvilluar në kushtet e masave të jashtëzakonshme. Në nisje të saj, diskutimet plenare u përqendruan tek 12 Akte normative të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19.
Kuvendi miratoi aktet normative të propozuara nga qeveria si dhe ndrysimet në Kodin Penal të propozuara nga një grup deputetësh socialistë.
Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë duke adresuar gjithashtu edhe rekomandimet e Presidentit Meta.
Ndryshimet e propozuara morën 88 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim.
Nga riformulimi i ndryshimeve, maksimumi i dënimit, nga 15 vite ka shkuar në 8 vite dhe kjo masa do të merret kur sëmundja infektive të përhapet me qëllim dhe të këta pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Dënimi me burg nuk është lënë si ndëshkim i vetëm në disa dispozita por është shtuar edhe gjoba si masë paraprake. Ky ishte një nga rekomandimet kryesore të Presidentit Meta.
Nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje atëhere dënohet me gjobë- 6 muaj burg.
Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të akvititetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve gjobë- 2 vjet burg
Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim 2-3 vite burg.
Përhapja me dashje e sëmundje infektive 2-5 vite burg.
Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive gjobë- 2 vite burg
Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve 3-8 vite burg.
Kur nga përhapja e sëmundjes infektive është shkaktuar vdekja e 1 apo më shumë personave 5- 10 vite burg.
Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi tha në përfundim të senacës se Presidenti i kishte adresuar shqetësimet e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas Ruçit ato ishin konsultuar me grupet parlamentare ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ishin riformuluar.
“Dje është zhvilluar një mbledhje e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një nga pikat ishin ndryshimet në Kod. Presidenti dhe Këshilli i Sigurisë, duke filluar nga kryeministri dhe ministrat që asistuan në mbledhje, dhe unë në emër tuaj, e njoftova këtë mbledhje lidhur me adresimin e shqetësimeve të 14 institucioneve të shtetit shqiptar dhe 30 organizatave të shoqërisë civile, dhe presidenti në fund kërkoi nga ekzekutivi dhe nga mua si kryetar parlamenti ta njihja me përfundimet e arritura nga mbledhja e komisionit të ligjeve. Unë i vura në dispozicion produktin final të komisionit të ligjeve, me relacionin dhe adresimin e shqetësimeve. Sot gjatë seancës presidenti duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin mes institucioneve përkatëse president-parlament ka shprehur vullnetin e tij ashtu si dhe disa rekomandime të cilat u pasqyruan qartë dhe saktë në ato që parashtroi kryetari i mazhorancës, që i konsultoi edhe me grupet e tjera”, sqaroi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Versioni përfundimtar i miratuar në Kuvend
“Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.
Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.
Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.
Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet”
Më konkretisht:
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 ”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, i cili u miratua me 100 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili u miratua me 97 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.
Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili u miratua me 98 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim.
Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, i cili u miratua me 99 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.
Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”, i cili u miratua me 100 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””, i cili u miratua me 97 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili u miratua me 97 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19””, i cili u miratua me 96 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim.
Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””, i cili u miratua me 94 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””, i cili u miratua me 96 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””, i cili u miratua me 98 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.
Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, i cili u miratua me 95 vota pro, 2 kundër dhe 7 abstenim.
Punimet plenare vijuan me shqyrtimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””, nismë e dy deputeteve znj.Eglantina Gjermeni dhe znj.Klotilda Bushka. Në emër të grupit parlamentar socialist, z.Taulant Balla, u shpreh se këto ndryshime në Kodin Penal në momentin që po kalon vendi si pasojë e pandemisë COVID-19 janë tepër të domosdoshme. “Nuk janë një eksperiment shqiptar, ashtu sikurse u mundua dikush ta artikulojë sot, por janë padyshim një përshtatje në realitetin shqiptar të eksperiencave më të mira në shumë vende”, theksoi z.Balla, i cili teksa përmendi disa vende që kanë ashpërsuar masat penale për shkak të pandemisë, u ndal në mënyrë të veçantë tek Rumania, e cila ka miratuar së fundmi dënime shumë të ashpra. “Padyshim duhet kuptuar se këto ndryshime kanë në thelb të vetin mbrojtjen e jetës së njerëzve, vetëm ky është qëllimi i mirë për të gjithë këtë nismë”, u shpreh z.Balla.
Projektligji në fjalë, u miratua me 88 vota pro, 13 kundër dhe 1 abstenim.
Në rendin e ditës ishte projektligji “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, që u miratua me 90 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.
Kuvendi shqyrtoi dhe dy dekretet e Presidentit të Republikës. Dekreti nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”” , u rrëzua me 7 vota pro, 89 kundër dhe 7 abstenim.
Ndërsa dekreti nr. 11.456, datë 26.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””, u rrëzua me 9 vota pro, 88 kundër dhe 5 abstenim.
Kuvendi shqyrtoi tre projektligje që lidhen për marrëveshjet IPA, më konkretisht:
1)Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’, i cili u miratua me 102 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim;
2)Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”, që u miratua me 102 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim;
3)Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””, i cili u miratua me 100 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim.
Pjesë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i projektvendimit ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit”, i cili u miratua me 99 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenim.
I fundit në rendin e ditës ishte projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore” ngritur me vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit, që u miratua me 102 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenim.
Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 14:20.
16 prill 2020
72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror
Akademia e Shkencave po konkretizon vepra të mëdha albanologjike
Akademia e Shkencave: Nis puna tri vepra madhore albanologjike; Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve
Gjykata Kushtetuese rinis punën pas bllokimit disa vjeçar
Nis punën Gjykata Kushtetuese
Gjykata dhe SPAK kundër OFL për sekuestrimin e pasurive
Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]
Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]
Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]
Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]