e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nisi punimet sesioni i tetë i legjislaturës së nëntë parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, pas çeljes së seancës nën tingujt e Himnit Kombëtar, mbajti fjalën hapëse të sesionit të ri, e përqendruar kryesisht në bilancin e sesionit të fundit parlamentar dhe në parashtrimin e objektivave kyçe të sesionit të ri.

 

Seanca njoftoi çështjet e depozituara në Kuvend për shqyrtim, miratimin me mirëkuptim të programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar – 26 shkurt 2021 dhe po ashtu miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar -5 shkurt 2021.

 

Gjithashtu me propozim të Kryetarit të Kuvendit u miratuan me nga 94 vota pro, tre akte normative të qeverisë; e më konkretisht:

Akti Normativ nr. 38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19, të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë”;

Akti normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-Covid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë” dhe Akti Normativ nr. 3, datë 18.01.2021:

“Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

 

Po ashtu, u miratua edhe Projektvendimi “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 86/2017 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, të ndryshuar”.

 

Më shumë

Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme erdhën 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, të cilat do të do të jenë në dispozicion për stafin mjekësor por edhe për më të moshuarit.     Ditën sotme ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën […]

Tirana dhe Shkupi diskutojnë për integrim në Bashkimin Europian

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian.   Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt […]

Abetare dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe në Toronto dhe Ontario

Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.   Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]

Krimi kibernetik – Policia e Shtetit: Ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në WhatsApp-in tuaj, ja si duhet të veproni. SMS-ja që po qarkullon

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme,  prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara