e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo denononcon rastin se janë larguar nga puna 73 mjekë në QSUT.

 

Ai ka publikuar një dokument të lëshuar nga Qendra Spitalore ‘Nënë Tereza’, ku njoftohet largimi nga puna i disa mjekëve, për shkak të mbylljes së laboratorëve të QSUT.

 

Kjo ka ndodhur pasi ky shërbim i kalon koncensionarit.

 

Ai thotë se ky është shpërblimi që qeveria u jep bluzave të bardha, e për rrjedhojë, ata detyrohen të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

 

 

Statusi i plotë:

 

Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!

 

Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

 

Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.

Turp!

VT

Më shumë

Pfizer nxjerr ilaçin e ri kundër Covid-19, uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit. […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara