e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Investimi në laboratorët publik ka nisur një kapitull të ri të modernizimit të shërbimit shëndetësor.

 

Laboratori i ri në QSUT ka rritur gamën e analizave falas në këtë spital dhe ka siguruar kushte pune bashkëkohore për mjekët dhe infermierët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot një video nga Spitali e cila bën me dije se laboratore të njëjtë do të ngrihen në 18 spitale publike. “Zgjerohet gama e analizave falas, që siç shprehen vetë mjekët, janë me standardet më të larta, për të gjithë pacientët që marrin shërbim në qendrën më të madhe spitalore në vend. E njëjta cilësi do të jetë në 18 spitale, me ngritjen e rrjetit supermodern të laboratorëve publikë në vend”, tha Manastirliu.

 

Aktualisht, ky partneritet është shtrirë në 7 spitale publike, duke filluar nga QSUT dhe 4 spitalet e tjera universitare të Tiranës si dhe në spitalin Rajonal të Fierit dhe Beratit, për të vijuar më pas, sipas kalendarit, me shtrirjen në të gjithë spitalet rajonale dhe në dy spitale bashkiake brenda këtij viti. Përmes këtij partneriteti, parashikohet një shtim i volumit të analizave me standard dhe siguri e lartë në rrjetin e ri të laboratorëve publikë në vend.

 

Më shumë

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar.   Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre.   Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë […]

Hera e parë për këtë vit që nuk raportohet për të infektuar me COVID-19 në kryeqytet

E ndërsa Tirana, qendra më e madhe përhapjes së koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë për këtë vit, nuk shënon asnjë rast të ri të infektuar me COVID-19. Sipas ekspertëve epidemiologë pritej që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, të kishte një valë të madhe infektimesh me koronavirus për shkak të grumbullimeve […]

OBSH: Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Puna mbi 55 orë në javë mund të jetë “rrezik serioz për shëndetin”, zbulon një studim i ri. Qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak të orëve të gjata të punës dhe pandemia mund të jetë duke i përkeqësuar gjërat.   Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo […]

Mungesë e vaksinës kineze, qytetarët ngelen pa marrë dozën e dytë

Përgjatë dy ditëve të fundit qytetarët thonë se iu është shtyrë data e vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës “Sinovac”.   Sot në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” ka pasur radhë që në orët e para të mëngjesit.   Qytetarët shprehen se u është thënë në qendrat e vaksinimit se nuk ka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara