e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për projektet e reja rrugore, ndër të cilat më i rëndësishmi është aksi rrugor Milot-By pass i Fierit. Ky aks nuk do të jepet si Partneritet Publik Privat, por si koncesion klasik BOT.

Znj. Balluku deklaroi në emisionin “Ilva Now” se brenda dy javësh, aksi rrugor ish-PPP Thumane-Kashar do të ofrohet në kuadër të segmentit rrugor Milot-By Pass i Fierit, 102 km i gjatë.

Koncesioni PPP Thumane-Kashar, i gjatë 21 km dhe i fituar me çmim 226 milionë euro nga një kompani vendase, u anulua nga qeveria në janar 2019. Sipas Ballukut, kontraktuesi privat e hodhi qeverinë në gjyq dhe kjo e fundit e fitoi gjyqin në shkallën e parë.

Ministrja theksoi se segmenti Milot-By Pass i Fierit, projekti më i gjatë rrugor i përgatitur ndonjëherë në Shqipëri, do të jepet me koncesionin klasik të tipit BOT (Ndërto-Opero-Dorëzo). Aksi është pjesë e rëndësishme e korridorit Adriatiko-Jonian, një projekt i Bashkimit Evropian, që nis nga Porti i Triestes dhe përfundon në Kallamata, Greqi.

Gara për këtë segment do të hapet pas dy javësh, me një kosto orientuese 500 milionë euro. Kushti i panegociushem është që ky aks rrugor të përmbajë rrugë dytësore. Milot-By Pass i Fierit do të jepet me koncesion 35 vjet, kundrejt pagesës për përdorimin e tij.

Pas një sërë aksesh rrugore të reja të projektuara me formulën PPP, është hera e parë që një aks rrugor i rëndësishëm nuk ngarkon Buxhetin e Shtetit për vitet që do të vijnë. Pagesat e PPP-ve nga Buxheti i Shtetit për këtë vit arrijnë në 120 milionë euro dhe do të rriten akoma më shume vitin e ardhshëm.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara