e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Sateliti i parë i Etiopisë, është lansuar në hapësirë për të ndihmuar këtë shtet të mbledhë të dhëna rreth agrikulturës, si pjesë e një projekti të mbështetur financiarisht nga Kina.

Raketa kineze Long March 4B, e ka ngritur në hapësirë satelitin Remoting Sensing Satellite, nga baza ajrore kineze që ndodhet në Taiyuan, transmeton Telegrafi.

Një numër i zyrtarëve dhe shkencëtarëve nga të dy shtetet, u mblodhën në Observatorin dhe Qendrën Kërkimore të Entotos jashtë kryeqytetit, Addis Ababa, për të parë nga afër këtë lansim historik.

Ky satelit që peshon 70 kilogramë, do të dërgojë të dhëna për mjedisin dhe modelet e motit në Horn of Africa – si përfitim i rëndësishëm për një shtet që varet nga bujqësia dhe pylltaria, ndërsa është i rrezikuar nga përmbytjet, thatësira dhe rreziqet e tjera klimatike.

Me tetë lansime të satelitëve këtë vit, Afrika tejkalon rekordin e para dy vitesh, kur lansoi shtatë satelitë.

Derisa Egjipti lançoi për herë të parë një satelit më 1998, Etiopia bëhet shteti i 11-të afrikan, që ka dërguar satelit në hapësirë.

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara