e shtunë 16 janar 2021
e shtunë 16 janar 2021

 

 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër zyrtarëve gjermanë dhe francezë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionimin e disa zyrtarëve rusë.

 

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë ngrirë asetet dhe u kanë vënë ndalesa udhëtimi gjashtë zyrtarëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për “tentim-vrasjen” e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

 

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

 

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

 

Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

 

“Meqenëse Gjermania ishte një lokomotivë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, për shkak të rastit Navalny, dhe meqenëse sanksionet shënjestrojnë punonjësit kryesorë të zyrës presidenciale të Federatës Ruse, sanksionet tona do të jenë të barabarta”, tha Lavrov, duke shtuar se ato do të godasin punonjësit e administratave të udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës.

 

Lavrov po ashtu sugjeroi se Navalny mund të jetë helmuar me agjent nervor ose në klinikën Charite në Berlin, ose në bordin e avionit që e ka transportuar në Berlin.

 

Navalny, i cili vazhdon të qëndrojë në Gjermani, e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit me helm, ndërsa Kremlini ka mohuar çdo përfshirje. REL

 

Më shumë

Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Biden

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar.   Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se […]

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.     Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të […]

SHBA mban praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga Irani

Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni.   Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë “kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë […]

Alarmi demografik – Koreja e Jugut regjistron më shumë vdekje sa sa lindje

Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike, ku për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020.   Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje.   Për herë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara