e premte 26 nëntor 2021
e premte 26 nëntor 2021

 

 

Lazarati, një zonë e njohur në Shqipëri për kultivimin e marijuanës disa vite më pare, po i rikthehet bizneseve të vogla prodhuese dhe prodhimeve tradicionale. Një panair i sipërmarrjeve ka nisur për herë të parë duke nxitur edhe pjesëmarrjen nga zonat e tjera të Gjirokastrës. Ndonëse zonat janë të prekura nga migrimi i të rinjve, sipërmarrësit thonë se mund të shfrytëzojnë më mirë pasuritë natyrore për të nxitur punësimin dhe sigurimin e të ardhurave.

 

Dhjetëra banorë të Lazaratit, janë mbledhur për të promovuar për herë të parë sipërmarrjet e tyre prodhuese dhe tregëtare por edhe mjeshtëritë e vogla tradicionale në një panair ndërzonal. Fshati që qershorin e shtatë viteve më parë do të merrej në kontroll nga autoritetet pasi njihej për kultivimin masiv të marijuanës për shumë vite i është rikthyerbizneseve të vogla prodhuese.

 

Ideja e panairit ishte ta kthejmë Lazaratin në një qendër zonale edhe për trevat e tjera për paraqitjen e produkteve tipike, thotë Jaço Meço , që nxiti këtë organizim.

 

“Ideja e parë për të zhvilluar panairin ndërzonal lindi për të promovuar komunitetin e Lazaratit, i cili është një nga komunitetet më të rëndësishme të zonës, një nga komunitetet më të mëdha të zonës. Lazarati aktualisht është një fshat, por në të ardhmen mund të jetë një qytet. E besoj fort që lazarati ka për të treguar edhe më shumë vlera”, thotë ai.

 

Shumë sipërmarrje kanë sjellë prodhimet që nuk janë të njohura vetëm në Gjirokastër por edhe në tregum kombëtar. Djathi i Lazaratit dhe nënproduktet e qumështit të përpunuar njihen tashmë gjerësisht në tregun shqiptar. Zoti Meçi thotë se synimi do të jetë për një aktivitet të tillë të përvitshëm.

 

“Panarii i parë ka si qëllim të promovojë zonën në Lazrat. Ky është sipari i një panairi që kemi vendosur të jetë i përvitshëm,sigurisht duke parë dhe ecurinë.Në këtë panair janë 30 sipërmarrje gjysma nga Lazarati dhe gjysma nga zona të tjera si Libohova, Dropulli, Lunxheria, Gjirokastra”.

 

Lumturi Malaj ka sjellë në panair kostumet kombëatre që ajo i punon me dorë dhe tregëtohen jo vetëm në tregun shqiptar por edhe jashtë vendit. Lumturia thotë se rënia e të adhurave ka ndikuar në tregëtimin e produkteve, por ajo punon me përkushtim për të plotësuar kërkesat.

 

“Kam tregëtuar në fshat pro edhe jashtë, si në Greqi, SHBA. Me këto punime shpenzimet e familjes nuk arrij t`i mbuloj dot pasi duhet edhe ndihma e fëmijëve”, thotë ajo.

 

Ndërsa Spiro Dhima ka ardhur në panair nga zona e Lunxhërisë me prodhime të mjaltit. Sprio thotë se pandemia solli mjaft vështirësi për biznesin e tyre.

 

“Në pandemi problem ishte kuifizmi i lëvizjes së njerëzve dhe kjo bëri që shtijet të jenë më të vogla. Edhe shitjet në sektorin e turizmit kanë qenë më të pakta këtë vit”, thotë ai,

 

Lazarati si shumë zona është prekur ndjeshëm nga migrimi i të rinjve. Zoti Meçi thoë se duhen nxitur sipërmarjet e vogla prodhuese për të nxitur punësimin e të rinjve.

 

“Edhe me trahana mund të bëjmë biznes. Do t`u sugjeroja të gjithë të rinjtve të zonës, jo vetëm të Lazaratit, që të merren me aktivitete të prodhimit të produkteve tipike vendase dhe mund të kenë sukses shumë të madh”.

 

Edhe zoti Dhima thotë se sfidat janë të vështira për të rinjtë, por jo të pakapërcyeshme.

 

“Vështirësi ka si në shitje , si në organizim , si në gjithë punën që duan të bëjnë të rinjtë. Nëse një njeri pëpriqet dhe punon këtu në Shqipëri mund edhe t`ia dali.”

 

Kultivmi i marijuanës edhe këtë vit shihet me shqetësim në shumë zona në Shqipëripasi rrit kriminalitetin, sidomos tek të rinjtë.

 

 

 

Më shumë

Kushte të reja për rimarrjen e patentës

Shoferët që do rinovojnë apo rimarrin lejen e drejtimit, duhet t’i nënshtrohen një interviste për të vërtetuar se janë të mirë informuar për rregullat e qarkullimit rrugor.   DPSHTRR njofton se nga muaji dhjetor do të informojë shoferët, përmes një broshure që do të publikohet ‘online’ , mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e […]

3 nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

Data 3 nëntor 1443 është një datë historike, pasi që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do ta linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.   Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në […]

1 nëntor 1901, në Sofje të Bullgarisë, doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja

Si sot, më 1 nëntor të vitit 1901, në Sofje të Bullgarisë, doli botimi i parë i gazetës “Drita“, nën drejtimin e atdhetarit Shahin Kolonja.   Gazeta e përdyjavshme “Drita” (1901-1908) ishte një gazetë politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, e cila si moto të sajën kishte “Mbron të drejtat e kombit […]

​Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Britania dhe Shqipëria më 29 tetor të vitit 1996, bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzi, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.   Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara