Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Mustafa ka thënë se veprimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu është bërë pa koordinim me LDK-në.
Ai ka thënë se shkarkimi ka ndodhur në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së.
“Nuk ka ndodhur fare që të konsultohet me mua dhe është një vendim arbitrar krejtësisht pa u konsultuar me mua”, deklaroi Mustafa.
Ky është një tregues se zotri Kurti nuk dëshiron që të bashkëpunojë me ne si partner dhe me partnerët ndërkombëtarë si Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Kryetari i LDK-së, ka folur gjatë për çështjen e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, e cila shkaktoi ndarje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mustafa ka thënë se me 12 mars ka takuar kryeministrin Kurti nga i cili ka kërkuar heqjen e tarifës pa kushte ashtu siç e kërkon SHBA-ja. Mustafa ka thënë se Kurtit ia ka bërë të qartë se tarifa duhet të hiqet pa vonesa për shkak se nuk guxon të rrezikohet raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk kam marrë ndonjë përgjigje pozitive nga zoti Kurti”, tha Mustafa.
Mustafa ka përmendur pezullimin e projekteve të Sfidave të Mileniumit – MCC-së, gjë që sipas tij, ka ndodhur pas refuzimit të qeverisë që dëgjoj këshillën amerikane.
Ndaj vendimit të LDK-së ka reaguar zëvendëskryeministri nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi. Ai ka shkruar në Facebook se është për keqardhje kur ndëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut “e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK”.
“Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19”, ka shkruar Veliu. REL
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
BE dhe Kosova përplasen për Asociacionin
Kosova feston 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ç’po ndodh në Kosovë, ambasadat paralajmërojnë stafin të shmangin praninë në qendrat tregtare, ka rrezik për sulm
Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë
Kosovë – Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale
Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]
Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]
Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]
Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]