e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Sot e në vijim nuk do të ketë më pengesa në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsa i përket çertifikatave fitosanitare të produkteve bujqësore.

 

Ministrat e Bujqësisë së dy vendeve Blendi Çuçi dhe Arjanit Hoxha nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit Fitosanitar, e cila njeh rezultatet e testeve dhe vlerësimit të laboratorëve, jo vetëm të akredituar, por edhe të autorizuar, duke bërë të mundur kalimin e ngarkesave në Pikat e Inspektimit Kufitar, pa vonesa dhe pa marrje mostrash shtesë.

 

Këto lehtësi reduktojnë dokumentacionin dhe kohën e pritjes në kufi të kamionëve.

 

Do të thotë më pak kosto për biznesin, më shumë rritje të volumit të shkëmbimeve tregtare.

 

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është finalizimi i një pune një vjeçare që kanë bërë të dy palët dhe është gjithashtu një hap përpara drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tone.

 

“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme së pari sepse do krijojë një korridor korsish të lirë të qarkullimit të gjithë produkteve bujqësore në të dyja drejtimet duke hequr barierën e kërkesave të tepërta apo dyfishe të analizave fitosanitare që i bëhen produkteve bujqësore si në Shqipëri dhe Maqedoni. Duke lehtësuar qarkullimin, duke njohur autoritetet e laboratorëve të akredituar dhe autorizuar të dy vendeve.” – u shpreh z.Cuci.

 

“Është një hap shumë i rëndësishëm drejt heqjes së të gjitha barierrave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që kanë patur afat shumë të shkurtër ndërsa kanë qëlluar të presin edhe 48 orë në pikat kufitare. Duhet të theksojmë se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë filluar me lëvizjen e lirë përmes heqjes së barrierave, pasaportave dhe tashmë lëvizjes me letërnjoftimeve. Ky është një hap i radhës dhe do të pasojnë të tjera.” – u shpreh z.Arjanit Hoxha.

 

Më shumë

Shqipëria fiton 164 mln € nga tregtia me Kosovën, humbet 134 mln € me Serbinë

Sipas INSTAT Shqipëria realizon rreth 10% të shkëmbimeve tregtare me rajonin dhe partner kryesor ka Kosovën me 220 milionë euro eksporte në vit.   Sipas të dhënave nga Kosova kemi një bilanc pozitiv me 164 milionë euro më shumë, ndërsa nga Serbia marrim më shumë mall dhe bilanci është negativ me 134 milionë […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara