e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

Qeveria njeh minoritet bullgar në Shqipëri. Komisioni i Ligjeve ka miratuar ligjin e ri “për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, në të cilin ka përcaktuar se minoritetet në Shqipëri janë nëntë, përfshirë dhe pakicën bullgare.

Edhe pse në draftin e parë të qeverisë nuk ishte parashikuar minoriteti bullgar, dje Komisioni i Ligjeve ka vendosur ta shtojë atë, pas një letre që europarlamentarët bullgarë i kanë dërguar Kuvendit të Shqipërisë në të cilin i kërkojnë të rishikojnë projektligjin.

LETRA

Në letrën zyrtare të dërguar nga Parlamenti Europian, bie në sy gjuha e presionit, pasi në disa paragrafë të saj thuhet: “ju kërkojmë ta bëni me mirësi”. “Si anëtarë të Parlamentit Europian ne do të donim t’ju kujtonim me mirësi, se raporti i progresit vjetor të Shqipërisë, i votuar nga PE më 15 shkurt 2017, neni 24, bën thirrje për sigurimin e të drejtave të etnisë bullgare në Prespë, Gollobordë dhe Gore.

Ky nen u mbështet nga më shumë se 400 europarlamentarë në grupeve të ndryshme me tekstin e mëposhtëm: Neni 24 thekson se përpjekje të mëtejshme nevojiten për të mbrojtur të drejtat e të gjitha minoriteteve në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të plotë të legjislacionit të rëndë- sishëm; rekomandon se të drejtat e njerëzve me etni bullgare në Prespë, Gollobordë dhe Gore të mbrohen me ligj dhe të sigurohen në praktikë”, thuhet në letrën e Parlamentit Europian.

Por, në paragrafët e tjerë të letrës europarlamentarët bullgarë u kërkojnë sërish ligjvënësve shqiptarë që, po me mirësi, ta shtojnë pakicën bullgare, duke i lënë të kuptohet se në të kundërt do të kalohet në masa të tjera.

“Ne, anëtarët e Parlamentit Europian, do të donim të shprehnim shqetësimin tonë se në projektligjin e mbrojtjes së minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, nuk përmendet minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri.

Projektligji aktualisht citon: Neni 3, pika 2, sipas këtij ligji minoritetet kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë: minoriteti grek, maqedonas, vllah/arumun, rom, egjiptian, malazez, boshnjak dhe serb. Për këtë, ne ju kërkojmë me mirësi, duke vendosur nënshkrimet tona më poshtë që: 1. Me mirësi të merrni parasysh nenin 24 të rezolutës së PE mbi raportin e progresit vjetor të Shqipërisë dhe të njihet minoriteti kombëtar bullgar, i cili jeton në Shqipëri (Prespë, Gollobordë, Gore), dhe 2. Të përfshihet minoriteti kombëtar bullgar në nenin 3, pika 2 të projektligjit mbi mbrojtjen e minoriteteve kombëtare në Republikën e Shqipërisë, duke përmendur “bullgar”, përkrah minoriteteve të tjera. Ne besojmë me të vërtetë se një akt i tillë do të paraqesë një veprim të drejtë dhe demokratik”, thekson letra e Parlamentit Europian.

QËNDRIMI

Këtë presion të Parlamentit Europian, por edhe të Ambasadës Bullgare në Tiranë e kanë reflektuar me ndryshim qëndrimi deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve. Blendi Çuçi, deputeti i PS-së, tha se shqetësimi i Parlamentit Europian duhet adresuar në ligj.

“Ka dhe një letër nga disa deputetë europarlamentarë që kërkojnë futjen e pakicës bullgare në listën ku numërohen pakicat kombëtare në Shqipëri”, tha Çuçi.

Ndërkohë demokrati Gent Strazimiri tha se letra nuk kishte pse të konsiderohej kriter për ta shpallur minoritetin bullgar. “Është një letër e komisionerit kundër diskriminimit në Parlamentin Europian. Nuk është kriter ligjor për t’u shpallur pakicë”, tha Strazimiri. Por, në fund të gjithë votuan shtimin e pakicës bullare në projektligj.

 

Më shumë

Open Data Albania, Minoritetet etnike në Shqipëri

Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi popullatën e minoriteteve kombëtare dhe kulturore në Shqipëri. Të dhënat statistikore për minoritetet janë mbledhur nga disa burime, përgjithësisht publikime të Institutit të Statistikave, Drejtorisë së Statistikës, apo raportime të ndryshme ligjore të Qeverisë Shqiptare. Hyrje: Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore […]

Minoriteti Vllah – Arumun në Shqipëri

“Rilindja  reale  e  Gjuhës  dhe  Kulturës  Armano-Vllahe  ka  filluar  dhe  do  të  vazhdojë…..”   Armënët ose Vllehët e Shqipërisë Janë pjesë përbërëse e Popullit dhe e Shtetit Shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Armënët ose Vllehet në Shqipëri […]

Minoriteti Rom në Shqipëri

“Ekzistenca e romëve në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë patur një shifër të saktë të prezencës.”   Kush janë Romët? Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh […]

Minoriteti Serbo-Malazez në Shqipëri

Historia e egzistencës së minoritetit etnik serb dhe malazez e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara