e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në qytetin portugez Porto më 7 maj për një samit dyditor – i pari ballë për ballë i këtij viti – për të diskutuar mënyra se si të zvogëlojnë efektin e pandemisë në bllokun me 27 anëtarë.

 

Ata pritet të diskutojnë edhe propozimin e Shteteve të Bashkuara për të shpërndarë teknologjinë që qëndron mbrapa vaksinave kundër koronavirusit, me qëllim të dhënies fund të pandemisë sa më shpejt që është e mundur.

 

Më 8 maj, liderët e BE-së do ta realizojnë edhe një video-konferencë me kryeministrin indian Narendra Modi, shteti i të cilit është duke u përballur me valë shkatërruese të koronavirusit dhe ka nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare.

 

Samiti, që do të realizohet ballë për ballë, është i pari në pesë muaj, pas një takimi të mbajtur në Bruksel në dhjetor të vitit të kaluar për të diskutuar shpenzimet pas pandemisë.

 

Blloku evropian vlerëson se do të jetë në gjendje të arrijë “imunitet të mjaftueshëm të komunitetit” në periudhë dymujore.

 

Komisioni Evropian ka propozuar lirimin e kufzimeve për udhëtime në bllokun evropian këtë verë.

 

Megjithatë, situata me pandeminë vazhdon të jetë e paqëndrueshme, pasi disa vende evropiane po përballen ende me kufizime.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Holandës Mark Rutte kanë vendosur të marrin pjesë në takim në mënyrë virtuale, derisa kryeministri i Maltës Robert Abela do të lidhet përmes linkut, pasi është në karantinë.

 

Pjesëmarrësit e samitit duhet të tregojnë rezultatin negativ të testit PCR për koronavirus, si dhe liderëve u është kërkuar të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat.

 

BE-ja synon të fitojë përkrahje në Porto për tri pika: shkallë punësimi në të gjithë BE-në të paktën 78 për qind, më pas ofrimin e trajnimeve në vit për 60 për qind të popullsisë si dhe zvogëlimin e numrit të atyre që rrezikohen nga varfëria apo përjashtimi social.

 

Më shumë

Rusia urdhëron tërheqjen e trupave, por mban armatimet e rënda pranë Ukrainës

Ministri rus i Mbrojtjes urdhëroi të enjten trupat të kthehen në bazat e tyre të përhershme nisur nga dita e premte, pas stërvitjeve masive në Krime që përfshinë dhjetëra anije të marinës, avionë luftarakë dhe mijëra trupa, në një shfaqje të forcës mes tensioneve me Ukrainën.   Sipas asaj që raporton agjencia e […]

As në pallatin mbretëror nuk ka vend për racizëm

Intervista e Meghan që akuzon familjen mbretërore për racizëm lë vend për mosbesim dhe tmerr, mendon Jochen Buchsteiner (FAZ).     Tani të gjithë të interesuarit dhe shumë të tjerë, dëgjuan variantin “Meghan” të historisë. Sipas saj dukesha e Sussex-it dhe i shoqi, Princ Harry, u larguan nga familja mbretërore, sepse ajo tregohet e ftohtë […]

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Kohë pandemie, pa party, më pak drogë? Përkundrazi. Kokaina pavarësisht lockdownit mbërrin me tonelata në Gjermani. Nga Amerika e Jugut përmes kontejerëve nëpër porte droga arrin klientët, nëse nuk ka pengesa rrugës.     Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka […]

Stoltenberg: BE nuk mund t’a mbrojë Evropën e vetme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund t’a mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë kërcënimit të terrorizmit dhe “sjelljes destabilizuese” të Rusisë.   “Çdo përpjekje për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore jo vetëm që do ta […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara