e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Lideri i të ashtuquajturit Autoritet Palestinez  uroi në rrugë telefonike presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për vendimin e rikthimit të Kishës së famshme të Shën Sofisë në xhami, bën të ditur shtypi turk.  Gjatë kësaj bisede telefonike, Erdogan i ka rikonfirmuar liderit palestinez vendosmërinë e Turqisë për të mbështetur çështjen palestineze.

 

 

Më 10 qershor të këtij viti, në rastin e shndërrimit të kishës së Shën Sofisë në një xhami, Erdogan theksoi se ky akt jep shpresa për çlirimin” e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem.

 

Kisha e madhe e Shën Sofisë u ndërtua nga Perandori bizantin Justinian  në shekullin e VI pas erës sonë dhe mbeti kisha më e madhe e botës për pothuajse 1000 vjet pas ndërtimit të saj, deri sa Kostandinopoli ra nën pushtimin turk otoman më 1453. Kisha u trasformua nga pushtuesët në një xhami dhe mbeti kështu deri në vitin 1935,  moment kur presidenti sekular i Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturk e transformoi në një muze të hapur për të gjithë.

 

Rikthimi i saj sërish në një xhami është një akt simbolik i dënueshëm dhe i dënuar nga të gjitha anët e botës së krishterë, por edhe nga vetë studiuesët seriozë të botës islame, sipas të cilëve, në doktrinën islamike është i ndaluar kthimi i një kishe në një xhami.

 

Këto janë akte të dëshpëruar të presidentit turk Erdogan, që indinjojnë, por nuk trembin askënd, akte që demostrojnë dobësi dhe jo forcë dhe që kërkojë të rivendosin konsensin e humbur mes një elektorati tashmë të lodhur nga kriza ekonomike dhe rënia drastike e lirës turke.

 

Përsa i përket të vetëquajturit President të jo më mirë të përcaktuarit Autoritet Palestinez, Abu Abbas, ç’mund të thuash… asgjë e re dhe Erdogan këtë e e di. Në terrenin social palestinez, Turqia dhe sidomos Erdogan nuk gëzojnë asnjë lloj stime (po ashtu, në përgjithësi, në të gjithë botën arabe që ka qënë nën sundimin otoman), përveç faktit që me ardhjen e tij në pushtet, Erdogan e ktheu Turqinë nga një ndër aleatët më të mirë të Izraelit, në një vend jo miqësor ndaj shtetit hebraik. Një kundërtendencë e vërtetë, krahësuar me atë çka ndodh me vendet më të mëdha arabe të ritit sunit islamik.

 

Më shumë

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

Liria e medias dhe krimet e luftës në Siri

Kur bëhet fjalë për dokumentimin e provave të krimeve të luftës në Siri, gazetarët dhe civilët ishin ata që udhëhoqën. Dokumentari “Bringing Assad to Justice”, “Të vësh Assadin para drejtësisë” zbulon rolin e rëndësishëm që gazetarët e huaj dhe vendas mund të luajnë në ekspozimin e abuzimeve të të drejtave, sulmeve dhe torturave […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara