Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit.
Duke iu drejtuar zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u rënduar”.
Ai ka thënë se sektori i bujqësisë ka dështuar të përmbushë objektivat për grurin, për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilat kanë shkaktuar vërshime.
Ekzistojnë raportime se çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News ka thënë se një kilogram banane kushton 45 dollarë.
Ky shtet ka mbyllur kufijtë me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.
Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.
Koreja Veriore varet nga Kina për ushqim dhe karburante.
Mirëpo ky shtet është duke u përballur me shumë vështirësi edhe për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit bërthamor.
Në muajin prill, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”.
Kjo shprehje përdoret nga zyrtarë verikoreanë për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik ka lënë Korenë Veriore pa ndihmë elementare.
Numri total i verikoreanëve që kanë vdekur atëbotë nga uria, nuk dihet saktë, por besohet të ketë qenë 3 milionë.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]