e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

 

Parlamenti Evropian i kërkoi BE-së të enjten të vendosë sanksione ndaj Turqisë pas vizitës që Presidenti Tajip Erdogan bëri këtë muaj në pjesën turko-qipriote të Qipros.

 

Me 631 vota pro, tre kundër dhe 59 abstenime, parlamenti ra dakord për një rezolutë jo-detyruese në mbështetje të anëtares së BE-së, Qipro duke u kërkuar udhëheqësve të BE të “ndërmarrin veprime dhe të vendosin sanksione të ashpra në përgjigje të veprimeve të paligjshme të Turqisë.”

 

Rezoluta ka të ngjarë të konsolidojë mbështetjen për presionin e Francës për sanksione të BE-së ndaj Turqisë muajin e ardhshëm, pas një kërcënimi të bërë nga blloku në tetor mbi një mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros mbi të drejtat e gazit natyror.

 

Rezoluta e parlamentit e quajti eksplorimin e gazit nga ana e Turqisë në Mesdheun lindor “të paligjshëm”, një akuzë që Ankaraja e hedh poshtë.

 

Parisi, që ka qëndrime të kundërta nga Ankaraja edhe për çështje të tjera, nuk ka hartuar ende sanksione të hollësishme, por diplomatët thonë se çdo masë ka të ngjarë të synojë fushat e ekonomisë së Turqisë të lidhura me kërkimin e saj të hidrokarbureve, të tilla si transporti detar, energjia dhe bankat.

 

“Turqia e di se çfarë duhet të bëjë,” tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në një seancë dëgjimore parlamentare franceze këtë javë. “Konfrontim ose bashkëpunim, varet nga ata.”

 

Qiproja është ndarë përgjatë vijave etnike që nga pushtimi turk në 1974 i shkaktuar nga një grusht shteti i frymëzuar nga Greqia. Vetëm Ankaraja e njeh Qipron Veriore si një shtet të pavarur.

 

Presidenti Erdogan e indinjoi Qipron më 15 nëntor duke vizituar Varoshën, një vendpushim që ndodhet i izoluar dhe i braktisur në një territor të askujt që nga viti 1974. Ankaraja mbështeti rihapjen e pjesshme të Varoshës në një lëvizje të kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe greko-qipriotët.

 

 

Roli kyç i Gjermanisë

 

Në diskutim janë gjithashtu një plan për të zgjeruar preferencat tregtare të Turqisë me BE-në, partneri i saj kryesor i tregtisë dhe statusin e saj zyrtar si një kandidat për t’u anëtarësuar në BE, për të cilin Austria thotë se duhet të marrë fund.

 

Presidenti turk Erdogan ka bërë thirrje për bojkot të mallrave franceze, për të cilat një diplomat i BE-së tha se nuk ishte shenjë e mirë për thellimin e marrëdhënieve tregtare.

 

“Megjithatë, Turqia është një partner kryesor në shumë fusha, kështu që nuk ka konsensus në Këshillin (e qeverive të Bes-). Është ende shumë herët,” tha një diplomat tjetër i BE.

 

Turqia, anëtare e NATO-s, ka rënë drejt autoritarizmit nën drejtimin e Erdoganit në vitet e fundit, duke minuar përparësitë e BE-së në Siri dhe Libi, por mbetet një partnere me një pozitë gjeografike strategjike që BE-ja nuk mund ta injorojë.

 

Gjermania, kryetarja e radhës e presidencës gjashtë mujore të BE-së dhe partneri më i madh tregtar i Turqisë në Evropë, ka një rol kyç lidhur me faktin nëse sanksionet do të vazhdojnë. Ajo kishte shpresuar të ndërmjetësonte mes Athinës dhe Ankarasë, por u indinjua kur Turqia rifilloi kërkimet për gaz jashtë Qipros muajin e kaluar pas një ndërprerjeje.

 

Një mosmarrëveshje e re shpërtheu këtë javë midis Gjermanisë dhe Turqisë lidhur me interceptimin e një anijeje turke në Mesdhe.

 

“Mendoj se tani ka një mirëkuptim të përbashkët që do të ketë sanksione,” tha një diplomat me peshë i BE-së. VOA

 

Më shumë

Parlamenti britanik votoi për marrëveshjen pas Brexit-it

Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me BE. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari. Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik votoi për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE me një shumicë të madhe […]

Europa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Një numër vendesh europiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat. Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të […]

Marrëveshje për klimën në samitin e BE

Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së.   Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky […]

BE shtyn zgjerimin me Ballkanin

Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin.     “Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara