e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Ligjvënësit amerikanë kritikuan të mërkurën vendimin e Pentagonit për të zhvendosur rreth 4 miliardë dollarë nga buxheti i mbrojtjes, për të financuar ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Ata thanë se ky veprim është një anashkalim i autoritetit të Kongresit dhe mund të ndikojë në aftësinë e ushtrisë për të riprogramuar fonde në të ardhmen.

Në fillim të këtij muaji, Pentagoni tha se do të përdorë 3.8 miliardë dollarë nga buxheti për ushtrinë për të financuar murin, një premtim kryesor i fushatës së së zotit Trump katër vite më parë si dhe në garën e këtij viti. Vendimi i Pentagonit u prit me shqetësim nga ligjvënësit e të dyja palëve gjatë një seance dëgjimore mbi buxhetin në Kongres me Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe shefin e Shtatmadhorisë, Gjeneralin Mark Milley.

Administrata e Presidentit Trump ka premtuar të ndërtojë rreth 640 kilometra mur përgjatë kufirit me Meksikën deri më nëntor 2020. Në fushatën e tij për vitin 2016, zoti Trump tha se për ndërtimin e murit do të paguante Meksika, por qeveria e këtij vendi ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme ta bëjë këtë gjë.

“E mbështes çështjen e ndërtimit të murit, por jam thellësisht i shqetësuar se ku po shkojmë lidhur me çështjet kushtetuese, mbi rolin e Kongresit në mbrojtjen kombëtare dhe nëse ky autoritet po tejkalohet”, tha ligjvënësi Mac Thornberry, republikani kryesor në komisionin e forcave të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësi Adam Smith, kryetari i komisionit, e cilësoi vendimin e Pentagonit si “tejet të dëmshëm”.

Në një letër e cila mban datën 25 shkurt ligjvënësit Smith dhe Thornberry shkruanin se ata e kishin mohuar kërkesën Pentagonit për të zhvendosur paratë, duke nënvizuar shqetësimin mbi përdorimin e buxhetit të mbrojtjes për të financuar ndërtimin e murit.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara