Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është duke u shndërruar në një kafene gjigande të hapur ku autoritetet lejojnë baret dhe restorantet të vendosin tavolina falas në mënyrë që të respektojnë rregullat e distancës sociale, teksa vendi gradualisht po lehtëson masat e bllokimit.

Dyqanet, parukierët, bibliotekat, muzetë dhe kafenetë u lejuan të rihapeshin në të gjithë Lituaninë të hënën.

Lituania ka regjistruar 44 vdekje dhe 1.344 raste pozitive të virusit që nga fillimi i shpërthimit, sipas një informacioni të mbajtur nga Universiteti John Hopkins, shkruan Euronews.

Por kafenetë dhe restorantet ende duhet t’u përmbahen rregullave të rrepta të distancës fizike, në mënyrë që të rifillojnë punën vetëm në pjesën e jashtme dhe klientët e ulur në tavolina të ndryshme të jenë së paku dy metra larg.

Sipas kryetarit të bashkisë së Vilnius, Remigijus Šimašius, kjo do të përjashtonte shumicën e bizneseve si pasojë e rrugëve të ngushta me kalldrëm.

Prandaj qyteti ka vendosur të hapë 18 vende publike për t’u përdorur nga kafenetë dhe restorantet.

“Kafenetë do të vendosen në sheshet dhe rrugët ku do të jenë në gjendje të vendosin tavolina pa pagesë këtë sezon dhe kështu të zhvillojnë aktivitetet e tyre gjatë karantinës. Thjesht hapuni, punoni, mbani punë dhe mbani Vilnius gjallë”, tha Šimašius javën e kaluar.

Masa është mirëpritur nga pronarët e bareve dhe kafeneve teksa shprehen se ky vendim “erdhi fiks në kohë”.

“Kjo hapësirë ​​shtesë do t’i ndihmojë ata të akomodojnë më shumë vizitorë dhe të rikthejnë jetën në rrugët e qytetit pa shkelur kërkesat e sigurisë,” shtoi një eksperte hotelerie.

Më shumë se 162 kafene, bare dhe restorante kanë aplikuar për të vendosur tapiceri në vende publike dhe qyteti ka thënë se më shumë hapësirë ​​mund të vihet në dispozicion nëse është e nevojshme.

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara