Ka lindur në Shkup më 21 tetor 1901 ku ka studiuar në Fakultetin Filozofik në Shkup e muzikën e ka mësuar privatisht në qytetin e lindjes dhe në Beograd. Veprimtarinë muzikore e fillon së pari si dirigjent koresh. Jo shumë vonë fillon të kompozojë edhe pjesë të ndryshme, veçanërisht për orkestra mandolinash dhe tamburash, të cilat i udhëhiqte. Bashkë me kompozime fillon të merret njëkohësisht edhe me mbledhje të folklorit dhe me etnomuzikologji, kurse veprimtarinë si pedagog muzike e fillon më vonë. Këto katër veprimtari Lorenc Antoni i zhvilloi në Shkup deri në vitin 1941.
Në prill të vitit 1941 zhvendoset në Kosovë, më parë në Ferizaj e pastaj në Prizren duke u marrë me muzikë.
I vetëmi dirigjent i korit shqiptar atëherë ishte Lorenc Antoni. Fondi tepër i vogël i muzikës korale që kishte kompozuar qysh para lufte i shërbeu për të filluar punën me kore. Për punën e mëtejshme iu desh të krijojë një literatyrë korale të re. Për nevojat e korit të Shoqërisë Kulturale Artistike “Agimi” në Prizren, të cilin e udhëhoqi deri në gjysmën e vitit 1956, kompozoi një varg pjesësh korale.
Më 1948, kur u hap Shkolla e parë e muzikës në Prizren, Lorenc Antoni qe drejtori i parë i saj deri më 1956. Pas kalimit në Radio Prishtina, si redaktor i muzikës popullore, udhëheq shumë kohë edhe korin e saj. Më se 40 vjet ka dirigjuar kore të ndryshme në Shkup, Ferizaj, Prizren e Prishtinë e gjithkund ka korrë suksese të dukshme.
Si muziktar i parë në Kosovë, pa kurrfarë traditash muzikore të trashëguara, Lorenc Antonit iu desh që vetë ta hapë rrugën e vështirë të shkencës dhe të artit muzikor dhe të zgjidhë shumë e shumë probleme lidhur me jetën muzikore. Andaj, kontributi i tij është aq më i vlefshëm dhe merita e tij është po aq e madhe.
Në AQSH ruhet një përmbledhje e krijmtarisë së Lorenc Antonit e botuar nga shtëpia botuese “Prosveta” të Beogradit, në vitin 1957.
Naum Veqilharxhi – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe
Jakup Ferri – Heroi i çështjes kombëtare
40 Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sali Butka – Patriot, kaçak, poet dhe një nga delegatët e Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920
Lorenc Antoni – kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar, (1901-1991)
Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini
Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]
– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]
-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]