e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

 

Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 Prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në 2017-ën, i kushtoi Lëvizjes socialiste për integrim, pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar. Partia Demokratike, duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në 4 vitet e shkuara, duke shënuar në këtë mënyrë një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes tyre.

 

Për të patur një grup parlamentar, gjë e cila mundëson një sërë favoresh, që nga koha në dispozicion gjatë diskutimeve në sallë deri te logjistika në mjediset e Kuvendit, nevojiten 7 deputetë. Partia Demokratike u kujdes që aleatët e tjerë të vegjël të saj, të cilin kishin konkurruar nën siglën e kësaj force politike, duke marrë vende të sigurta në listë, të mos mbeteshin duarbosh as në parlament. Ajo mbështeti krjimin e dy grupeve të tjera, përmes deputetëve të saj që u deklaruan si pjesë e tyre. Së bashku me tre deputetët të PDIU-së, u krijua Grupi për Demokraci dhe Integrim me 7 përfaqësues, të cilët do të kenë si drejtuese Mesila Dodën. Ndërsa me kryetarët e PR-së, PAA-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së, tre deputetë demokratë formuan grupi Aleanca për Ndryshim, nën drejtimin e Fatmir Mediut. Një gjë e tillë nuk ndodhi me LSI-në. Burime nga kjo forcë politike sqaruan se “as nuk kemi patur ndonjë propozim nga PD, dhe as kemi kërkuar mbështetje me deputetë”.

 

Ftohja e ndjeshme e marrëdhënieve mes tyre, përveç mungesës së takimeve zyrtare, u vu re dhe në këto seanca të para parlamentare. Gjatë votimit për kryetaren LIndita Nikolli, ndërsa demokratët grisën në mënyrë demonstrative fletët e votimit . 4 deputetët e LSI-së e hodhën në kuti votën e tyre kundër. Edhe gjatë seancës të së hënës, ata nuk iu bashkuan demokratëve që u larguan nga seanca në formë proteste. Shkas u bë mungesa e përfshirjes së deputetëve të LSI-së në komisionet parlamentare. Socialistët kërkuan që kjo çështje të zgjidhej më vonë dhe votimi të bëhej në seancën e radhës dhe që demokratët të rishikonin përfaqësimin e tyre për të krijuar hapësira dhe për deputetët e LSI-së duke ruajtur raportet shumicë-pakicë në komisione. Por kjo u konsiderua nga demokratët si një “shkelje e rregullores për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës”.

 

Më shumë

Grup parlamentar paralel me PD

Pasditen e se mërkurës, aleatët e Partisë Demokratike pritet të mblidhen për të diskutuar për mënyrën se si do të strukturohen dhe organizohen në Kuvend.   Rregullorja e Kuvendit, sanksionon që një grup parlamentare nuk mund të krijohet pa pasur 7 deputet.   Asnjë nga forcat politike me përjashtim të demokratëve dhe socialistëve […]

Kancelarja Merkel viziton Shqipërinë më 14 Shtator

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Shqipëri më 14 Shtator. Bëhet me dije se vizita e kancelares gjermane vjen në kuadër të procesit të Berlinit.   Kjo do të jetë vizita e fundit e Merkel si kancelare jashtë vendit. Ajo do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria dënoi aneksimin e Krimesë, reagon Rusia

Rusia ka reaguar për Samitin “Platforma për Krimenë” të zhvilluar pak ditë më parë ku mori pjesë edhe Shqipëria me përfaqësuese ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.   Samiti miratoi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus në rastin e Krimesë.   “Mbështetje e palëkundur për integritetin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara