e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Aksioni i i parë që bëri jehonë jo vetëm në Gjirokastër, por edhe përtej kufijve të Perandorisë Osmane, ishte vrasja e Bimbashit në shkurt të vitit 1908 nga çeta e Çerçiz Topullit. Bimbashi, Halil Musa Beu, ishte komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër.

 

Më 18 mars 1908 forcat turke nisën sulmin kundër çetës së Çerçiz Topullit. Pavarësisht numrit shumë herë më të madh të ushtarëve osmanë, çeta e Çerçiz Topullit mundi të çante rrethimin. Kjo betejë njihet si Lufta e Mashkullorës dhe shënonte një hap tjetër në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, që shikonte edhe luftën e armatosur si mjet për të arritur qëllimet e veta politike.

 

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme është përjetësuar edhe në një këngë që e këndojnë në të gjithë Shqipërinë:

 

“Te Rrapi në Mashkullorë / foli Çerçizi me gojë / mylazim largo taborë / se të bëj të kuq me bojë / Çerçiz Topulli më thonë”.

 

 

Pesë ditë pas këtij atentati të bujshëm një pjesë e Çetës së Çerçiz Topullit e përbërë nga 9 luftëtarë u strehuan në këtë haur në rrethinat e fshatit Mashkullorë ku u rrethua nga ushtria turke e dislokuar në kalanë e Gjirokastrës. Kjo luftë heroike është përshkruar prej njërës nga penat më të shquara të publiçistikës patriotike të atyre viteve, njëkohësisht luftëtar i kësaj çete, atdhetari dhe publicisti Mihal Grameno. Pena e pikuar mjaltë e Mihal Gramenos, nga pozita e një dëshmimtari ocular, ka shkrirë në një të vetme, stilin e veçantë publicistik, informacionin historik nga vendi i ngjarjes, me përshkrimin patriotik dhe frymën romantike të kohës.

 

 

“Do të përpiqem me sa është e mundur që të përmbledh me pak fjalë ngjarjet e kësaj lufte, e cila ka për të mbetur e paharruar dhe historike, në historinë e ringjalljes së Shqipërisë, se trimëri e kësaj lufte do të mbetet shëmbull për pritmjen, se u nderuan armët e Shqipërisë si në kohët e Skënderbeut”, shkruan Gramenoja në librin e tij “ Kryengritja shqiptare” të botuar në vitin 1921 në Vlorë. Dhe më tej Grameno vazhdon “Kur po shkonim me nxitim në përrua përnjëherësh dëgjuam buçimën e trumbetës dhe me vrap zunë plumat të na shkojnë përmbiu krye, duke fërshëllitur! Ah ! Ishte një çast që nuk mund ta tregoj dot !”

 

Vërshëllima e pushkëve që vinte si breshëri përmbi krye, vazhdon rrëfimin e tij gazetari dhe luftëtari dëshmimtar i Luftën e Mashkullorës, na shurdhonte veshët, po duke i dhënë shoku-shokut kurajo edhe duke rënë ku këtu ku atje, u mësuam edhe nuk na bënte ndënjë përshtypje !”. Prej disa orësh ka vazhduar rezistenca e luftëtarëve të lirisë, të strehuar në haurin e Abaz Çanos, përfund fshatit Mashkullorë në një përrua të thellë rrethuar me rrepe që tani fatkeqësisht nuk egzistojnë.

 

Gjatë kësaj përpjekje humbi heroikisht jetën luftëtari Hajredin Tremishti ndërkohë që do të plagosej edhe një tjetër pjestar i çetës. Pas gati 15 orë rezitence, duke përfituar edhe nga errësira e mbrëmjes dhe mjegulla e marsit, luftëtarët e çetës mundën të tërhiqen për në mëhallat e sipërme të fshatit Mashkullorë në shtëpinë e Zeman Mashkullorës e më pas në drejtim të Malit të Gjerë duke lënë pas një një histori që kujtohet me krenari nga vendasit në mënyrë të përvitshme.trite,  do të deri në vitin 1934, Skulptori i Popullit Odhise Paskali, me konributin prej 3 mijë napolona floriri të familjeve gjirokashte në bronz monumentin e Çerçiz Topullit i cili në vitin 1937, kur eshtrat e tij do të rivaroseshin në Gjirokastër, u vendos në sheshit kryesor të qytetit që sot mban emrin e tij.

 

 

Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë një përvjetori të kësaj lufte patriotike në vitin 1943 kur grupe të shumtë të rinjsh nga qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat e tij ishin mbledhur tek Hauri i Abaz Çanos, para turmës u shfaq Mustafa Matohiti, një nga drejtuesit e formacioneve partizane, i cili duke sfiduar autoritetet pushtuese fashiste, ftoi pjesëmarrsit t‘i bashkoheshin lëvizjes antifashiste.

 

Ndërsa i famshmi Rrapi i Mashkullorës ka qënë një pemë shumëshekullore, shpallur “monument natyre” që në vitin 2005 u tha dhe u gremis përdhe nga mosha dhe pakujdesia e betonimit të sheshit ku shtriheshin rrënjët e tij. Rrapi në fshatrat e zonës së jugut është një object simbolik që qëndron hijerëndë qendër të fshati, si vend i kuvendeve, i jetës jetës, i krenarisë së banorëve dhe i vendmarrjes popullore.

 

 

 

Banorët e Mashkullorës pas shëmbjes së rrapit simbol kanë mbjellë një pemë rrapi të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë Rrapi i Mashkullorës vështirë të harrohet.

 

 

 

Më shumë

24 mars 1911 – Kryengritja e Malësisë së Madhe

Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar. Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. […]

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

112-vjetori i gazetës “Dielli”, e vetmja që nga koha e Rilindjes Kombëtare që botohet edhe sot në SHBA

112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA. “Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.   Dielli është cilësuar si […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara