e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Lugina e Lumit të Gashit, në rrethin e Tropojës e mbuluar nga pyjet e vjetër të ahut, është një zonë e mrekullueshme malore ku gëlon jeta e egër. Ky territor mban statusin rezervë strikte natyrore, kategoria I sipas IUCN, dhe vlerësohet si pasuri natyrore ndërkombëtare nga UNESCO.

 

Ekipi i PPNEA, në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit, realizoi një monitorim ekstensiv në këtë zonë, i cili zgjati rreth një muaj. Larmishmëria e jetës së egër, e fotografuar nga kamerat tona, ishte mbresëlënëse, duke numëruar lloje si:

 

ariu i murrmë (Ursus arctos),

gjumashi i madh i pyllit (Glis glis),

baldosa (Meles meles),

macja e egër (Felis sylvestris),

kaprolli (Capreolus capreolus),

thëllëza e malit (Alectoris graeca),

derri i egër (Sus scrofa),

ujku (Canis lupus),

dhelpra (Vulpes vulpes),

lepuri i egër (Lepus europaeus)

dhe kunadhja (Martes foina).

 

Pavarësisht se qëllimi i këtij studimi ishte vërtetimi i pranisë së rrëqebullit të Ballkanit, të dhënat e marra vërtetuan praninë e gjahut të tij, i cili konsiston në lloje si kaprolli, lepuri i egër, etj.

 

Ky monitorim u realizua së bashku me stafin e Adzm Kukës, të cilët janë trajnuar prej ekipit tonë, duke ndihmuar në rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e jetës së egër.

 

 

Territori i Lumit të Gashit

Lumi i Gashit u shpall nga autoritetet shqiptare si rezervë natyrore në vitin 1996, me një sipërfaqe prej 3000 ha në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. Një pjesë e madhe e sipërfaqes së Lumit të Gashit mbulohet me pyje të virgjëra ahu. Pellgu gjeografik përshkohet nga rrjedha ujore të cilat prej dekadash kanë ndihmuar botën e gjallë të lulëzojë dhe jetojë e qetë, e patrazuar nga dora e njeriut.

 

 

Flora dhe fauna

Ahu dhe halorët jetojnë harmonkisht në këtë zonë që njihet edhe për faunën e rrallë që fsheh në brendësi. Tërritori i mbrojtur rigorozisht është habitat për ariun e murrmë, kaprollin, ujkun, derrin e egër, thëllëzën e malit, gjelin e egër, zhgabën, etj. Klima në këtë park kombëtar është e favorshme për të ndihmuar rritjen e pyjeve të ahut. Pavarësisht se është veri, Lumi i Gashit jeton ndikimet e klimës mesdhetare të krejt Shqipërisë. I gjithë rezervati rezulton i padëmtuar nga ndërhyrja e njeriut dhe pyjet e ahut janë rritur e zhvilluar sipas kushteve natyrore të ahut evropian.

 

Ku ndodhet

Në afërsi të Lumit të Gashit ndodhen liqejtë akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës, të cilët vetëm sa rrisin favoret atraktive të zonës. Për të vizituar rezervën natyrore ndiqet rruga automobilistike që fillimisht kalon nga Bajram Curri në fshatrat Qerem, Torkuz, Doberdol dhe pas 45 kilometrave përshkohet rrugë këmbësore që të afron tek Lumi i Gashit. Guidat lokale mund të sugjerojnë edhe një shteg tjetër për këmbësorë i cili duhet thënë se është më shumë impenjativ.

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehti në histori

Korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, të cilët paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.   “Me tendencën e globit për t’u ngrohur, […]

Malet nën pushtetin e zjarreve: Barinjve do iu ndalohet shfrytëzimi i kullotave

Vazhdoi edhe sot situata e rënduar me zjarret në malet e Qarkut të Vlorës, ku vatra më serioze është ajo në gadishullin e Karaburunit.   Rreth 500 trupa ushtarake, 50 automjete nga toka, si dhe 3 helikopterë nga ajri po bashkëpunojnë për të shuar zjarret, që rrezikojnë banesat dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.   Një […]

Tymi i djegies së plehrave mbulon Fierin

Qyteti i Fierit prej ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.   Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane. Zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Mbrostar. Sasia […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara