Vaçe Zela, ikona e muzikës shqiptare, u përjetësua në zemër të qytetit të saj të lindjes, Lushnje.
Vaçe Zela pej ditës së sotme është materializuar përmes një shtatoreje bronzi nga skulptori Arben Bajo.
Shtatorja me lartësi 2 metra në qendër të qytetit të Lushnjës, u zbulua sot në kuadër të ceremonive për 100 vjetorin e Kongresit rtë Lushnjës.
Vaçe Zela konsiderohet edhe sot mbretëresha e muzikës së lehtë shqiptare. Ajo u shpall plot 12 herë fituese e festivalit të këngës.
Në bustin e zbuluar sot, ajo qëndron e ulur këmbë mbi këmbë dhe me kitarën në dorë.Me këngën dhe zërin e saj, ajo u kthye në një simbol të artit dhe muzikës moderne shqiptare.
Bustin e zbuloi vajza e vetme e këngëtares, së bashku me kryebashkiakun e Lushnjës.
“Një falenderim nga thellësia e shpirtit për dashurinë që i keni falur jo vetëm sa ishte gjallë, por edhe sot”, – theksoi vajza e saj. – “Tashmë do të shoqërojë jetët tona, e përjetësuar në bronz.”
Dita e nesërme, 21 janar shënon kulmin e ceremonive zyratre te festieve kushtuar Kongresit të Lushnjës, që hodhi themelet e shtetit modern shqiptar.
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]