Organizatat kriminale ashtu si homologët e tyre legjitimë kanë vuajtur pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Por mafia italiane ka hedhur bazat për rimëkëmbjen e madhe ekonomike që pritet të ndodhë përmes fondeve evropiane.
Vitin e kaluar, kur vendet u bllokuan, mafia filloi të infiltronte kompanitë që kishin nevojë më shumë se kurrë përpara, duke u përpjekur për të mbledhur para nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që pretendon Maurizio Valone, studiuesi kryesor italian mbi krimin e organizuar, i cili ka folur për Bloomberg.
Grupet kriminale përfshirë Ndrangheta në rajonin jugor të Kalabrisë dhe Cosa Nostra në Siçili janë përpjekur të fitojnë terren në bizneset e ligjshme që do të jenë të parët në radhë për të marrë ndihmë nga BE, të tilla si ato në sektorët mjedisorë dhe dixhitalë, tha Vallone i Antimafia nga Drejtoria e Hetimit.
“Mafia ka zgjedhur kompanitë që janë në pozicionin më të mirë për të marrë pjesë në tenderët e fondeve të rimëkëmbjes, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe infrastrukturës ku do të shpenzohen shumë para,” i tha Vallone Bloomberg në zyrën e tij në Romë të martën. “Do të përpiqet të marrë gjithçka. Ne duhet të sigurohemi që ata të mos marrin as një euro”, shtoi ai.
Qeveria e re e Kryeministrit Mario Draghi po përgatit një plan për të marrë 209 miliardë euro të dhëna vendit nga fondi i rimëkëmbjes së BE, ndërsa Italia lufton për të kapërcyer recesionin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore. Kompanitë italiane janë veçanërisht të prekshme, pasi sistemi i huazimit bankar i garantuar nga shteti ka qenë kompleks dhe mjaft i kufizuar për të qenë efektiv.
Si rezultat, kompanitë në gjendje të keqe ekonomike kanë përfituar pak nga ndihma shtetërore, tha Valone.
Bandat mafioze shfrytëzuan rastin, me masat kufizuese rajonale dhe kombëtare për të frenuar përhapjen e pandemisë dhe iu afruan bizneseve të vogla dhe të mesme që kishin nevojë për para, ndërkohë që ekonomia u tkurr me 8.9% vitin e kaluar.
Ata zakonisht kërkojnë të marrin pjesë në kapitalin aksionar të një kompanie, të japin hua me norma interesi ose t’i kontrollojnë ato përmes një financuesi të fshehtë. Numri i transaksioneve financiare të dyshimta të raportuara nga Banka e Italisë u rrit me 7% vitin e kaluar. “Kjo na bën të dyshojmë fort se ka interes për krimin e organizuar,” tha Valone.
Sipas Valone, kërkohen kontrolle më të rrepta në kontratat e punëve publike, pasi autoritetet italiane duhet të monitorojnë nga afër dhe automatikisht të gjitha transferimet e parave, si dhe nënkontraktorët dhe furnitorët gjatë ekzekutimit të një projekti publik.
Kontrolle më të rrepta janë gjithashtu të nevojshme për shkak të presionit nga Brukseli, pasi Komisioni Evropian po nxit Shtetet Anëtare të lëvizin shpejt për të shpërndarë fondet e nevojshme dhe të fillojnë rimëkëmbjen e ekonomisë Evropiane.Pandemia u shkaktoi probleme, si po synon mafia italiane rimëkëmbjen përmes Fondit Evropian.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]