Nga sot policia shqiptare ka në pajisjet e saj edhe makinat e së vërtetës ose ndryshe poligrafët. Në Ministrinë e Brendshme janë certifikuar sot 5 poligrafët e parë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që do të marrë në testim edhe kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim e pranishme në këtë ceremoni përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur autoritetet në luftën ndaj korrupsionit në sistemin e Drejtësisë penale.
“Jam shumë e kënaqur që jam këtu sot për të shënuar suksesin e këtyre pesë studentëve të përkushtuar të cilët iu kushtuan me zell përfundimit të 400 orëve mësimi sfidues teorik dhe praktik në shkencën e poligrafisë. Ata kanë studiuar fiziologji njerëzore, psikologji, teknika të intervistimit dhe interpretim të rezultateve të testit. Instruktorja e tyre ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur përkushtimin dhe disiplinën e tyre gjatë gjithë kursit.
Do të doja të merrja një çast për të falënderuar edhe instruktoren e tyre, Zj. Lori Kosiarek, përkushtimi dhe profesionalizmi i së cilës ka qenë shembullor. Ajo e ka bërë këtë kurs dhe këta studentë qendrën e jetës së saj që nga shtatori i vitit të kaluar dhe do të vazhdojë të punojë me ta ndërsa vënë në praktikë aftësitë e reja të përftuara prej tyre. Lori, ne vërtetë e vlerësojmë përkushtimin tënd për këtë projekt. Pavarësisht sa i rëndësishëm është ky moment personalisht për studentët, Shtetet e Bashkuara i japin një rëndësi edhe më të madhe domethënies së trajnimit i tyre për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ligji për SPAK kërkon që të gjithë punonjësit e BKH-së t’i nënshtrohen ekzaminimit me poligraf para punësimit.
Këta ekzaminues dhe pajisja e dhurar nga Shtetet e Bashkuara, sigurojnë aftësinë për ta zbatuar atë ligj. Ato janë një tjetër armë në arsenalin e qeverisë shqiptare për të zbuluar dhe larguar individët e korruptuar nga radhët e ligjzbatuesve. Përveç të festuarit për diplomimin e ekzaminuesve, jemi sot këtu për të përuruar themelimin e njësisë së poligrafit brenda Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Njësia do të fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit më vonë gjatë kësaj jave — një hap vërtetë domethënës për ta bërë BKH-në realitet. Drejtor Rrumbullaku, tanimë i takon organizatës suaj të sigurojë përdorimin e efektshëm dhe efikas të kësaj njësie në një mënyrë të paanshme që respekton të drejtat e njeriut.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’ju ndihmojnë në këtë detyrë dhe në funksione të tjera vendimtare, gjatë vitit të ardhshëm. Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës në drejtësi, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë vendosmërisht me Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa largon korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Kjo punë duhet të vazhdojë në të gjithë spektrin e gjerë të sistemit të drejtësisë.”, deklaroi ambasadorja Kim.
72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror
Akademia e Shkencave po konkretizon vepra të mëdha albanologjike
Akademia e Shkencave: Nis puna tri vepra madhore albanologjike; Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve
Gjykata Kushtetuese rinis punën pas bllokimit disa vjeçar
Nis punën Gjykata Kushtetuese
Gjykata dhe SPAK kundër OFL për sekuestrimin e pasurive
Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]
Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]
Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]
Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]