e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Në përgjigje të kërkesës në rritje për makina elektrike në Belgjikë, prodhuesi kinez i makinave elektrike “Aiways” dhe “Cardoen”, partneri i tij ekskluziv i shërbimit në vend, kanë zbuluar bashkërisht modelin U5 të “Aiways” në showroom-in e “Cardoen” në Wilrijk. Ai është një suv plotësisht elektrik me bateri, të cilin kompania me bazë në Shanghai e solli në tregun evropian në vitin 2020, citon “Xinhua”.

 

“Ne zgjodhëm “Aiways” sepse fokusohemi te konsumatorët privatë të cilët duhet të mbulojnë në mënyrë të pavarur shpenzimet e makinës”, shpjegoi Ivo Willems, drejtori komercial i “Cardoen Autosupermarkt”, duke shtuar se kjo kompani ofron cilësinë më të lartë me një çmim të ulët dhe se e ardhmja e këtyre makina duket e mirë në tregun belg.

 

Kjo marrëveshje e fundit me “Aiways” është gjithashtu një inkurajim për sa i përket besimit për Cardoen, e cila tashmë është kompania më e madhe e shitjeve në internet të makinave në Belgjikë. CRI

 

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara