Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

 

Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij, e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo Lulin me “ Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

 

Në manifestim u vlerësua Kryengritja e Malësisë si shembulli më jetësorë i rrugëtimit historik të kombit shqiptar.

 

Në Shtëpinë Muze, në Bardhaj të Hotit, u përkujtua figura më e rëndësishme e historisë kombëtare Dedë Gjo Luli, i cili vlerësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në manifestim morën pjesë personalitete nga hapësirat mbarëshqiptare dhe diaspora, të cilët duke përkujtuar Dedë Gjo Lulin ravijëzuan historinë e shekujve që përcillet brez pas brezi.

 

Organizatori i këtij manifestimi, Lulash Palushaj, vuri në dukje se Kryengritja e Malësisë është një epope e lavdishme për popullin shqiptarë.

 

“ Kjo është një histori e shekujve që përsëritet brez pas brezi. Të vish tek shtëpia e heroit kombëtar Dedë Gjo Luli dhe zërin që ka thirrë ai me të gjithë krerët e Malësisë për të ngritur flamurin maja malit të Deçiqit dhe rënia e dëshmorëve për këtë flamur, është një epope e lavdishme për Malësinë dhe në përgjithësi për shqiptarët në rajon”, tha profesor Palushaj.

 

Në manifestim mori pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së tij e dekoroi pas vdekjes Dedë Gjo Lulin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Zoti Nishani vlerëson sakrificat e “Kryengritjes së Malësisë” si shembullin më jetësor të rrugëtimit historik dhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

 

“ Malësia e Madhe ndoshta përbën shembullin më të gjallë, më jetësor dhe më domethënës të rrugëtimit historik përmes sakrificave, rezistencës dhe përmes ruajtjes së identitetit për gjithë kombin shqiptar. Neve sot kujtojmë heroin apo pjesë të historisë, të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, por ne kurrë nuk do të mund të mbërrinim në këto ditët e sotme pa sakrifica, pa kontribute, pa angazhime të kombit shqiptar e mbi të gjitha pa sakrificat e burrave dhe grave dhemendjeve të ndritura të pushkës dhe penës në tërë këtë rrugëtim historik”, tha ish presidenti Nishani.

 

“Kryengritja e Malësisë” ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet. Andaj, sipas Nikollë Camaj, zyrtar i Komunës së Tuzit, luftëtarët e Hotit konsiderohen si nismëtarët e formimit të shtetit shqiptar.

 

“Që nga koha e Skënderbeut dhe betejave të lavdishme të tij, kjo është beteja e parë e organizuar me karakter kombëtar që i venthemelet asaj që më vonë quhet Shqipëri e që ne parapëlqejmë ta quajmë shqiptari”, tha zoti Camaj.

 

“Kryengritja e Malësisë” e vitit 1911 ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme që kishte për bazë idenë kombëtare për pavarësi. Kjo kryengritje u bë shembull dhe model që u ndoq nga shumë zona në e mbanë rajonit ku jetojnë shqiptarët. VOA

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara