e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi, që prej datës 1 Qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Shqipërinë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

 

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

 

Gjithashtu bëhet me dije se, të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.

 

Më shumë

Mali i Zi: Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten (17.06.) me një shumicë prej dy të tretash rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilën u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë. Përmes kësaj rezolute, e cila edhe ndalon mohimin publik të ekzistencës ose relativizimin e këtij gjenocidi, […]

Sondazh: Mali i Zi “dështon në trajtimin e krimeve të luftës”

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.     Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje […]

Mal i Zi: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.   “Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara […]

Studim me rëndësi të veçantë për pakicën shqiptare në Mal të Zi

Studimi “Pakica shqiptare në Mal të Zi-midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” vlerësohet si tejet i rëndësishëm për opinionin në Mal të Zi, pasi për herë të parë në mënyrë statistikore paraqitet efikasiteti, por edhe dështimet e partive politike shqiptare në parlamentin dhe qeverinë e Malit të Zi.   Analistët vlerësojnë se studimi paraqet një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara