Albanian Profile
e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

Prej të hënës banorët e Kosovës dhe të Shqipërisë mund të futen në Mal të Zi vetëm nëse paraprakisht testohen negativë për COVID-19. Qeveria e Malit të Zi të premten mbrëma ka prezantuar vendimet për hapjen e mëtejme të kufijve të këtij vendi.

 

Qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë për të hyrë në Mal të Zi duhet të kenë me vete rezultatin negativ të PCR testit për SARS-CoV-2, të laboratorëve të akredituar, thuhet në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

 

“Shtetet, banorët e të cilave mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultat negativ të PCR testit për SARS-CoV-2 të laboratorëve të akredituar, jo më të vjetër se 48 orë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina”, thuhet në njoftim.

 

Sipas njoftimit, lista e vendeve është formuluar në bazë të rasteve aktive dhe rasteve të reja me COVID-19 si dhe disa kritereve tjera të kësaj natyre. Lista e vendeve banorët e të cilave nuk kanë kufizime për të hyrë në Mal të Zi është shumë e gjatë, raporton voa.

 

Duke pas parasysh rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19, Trupi Kombëtar Koordinues i Malit të Zi mori vendimin për bartjen e obliguar të maskave mbrojtëse në të gjithë hapësirat publike.

 

Më shumë

Mali i Zi nuk do pranojë refugjatët afganë: S’kemi detyrim!

Mali i Zi nuk do të pranojë refugjatët afganë të cilët po largohen pasi Talibanët kanë marrë kontrollin e Kabulit, deklaroi Ministria e Jashtme e Malit të Zi.   Në një deklaratë për median ministria konfirmoi se Mali i Zi mbështeti një deklaratë në të cilën 60 shtete u bëhej thirrje të respektojnë […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se vendi po diskriminon pakicën e tij shqiptare.   “Qeveria diskriminon shqiptarët dhe nuk bashkëpunon me komunën tonë. Arsyet janë të ndryshme, por kjo është kryesisht për shkak […]

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.   Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara