e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Autoritetet shëndetësore thanë, të dielën, se në Mal të Zi, ditëve të fundit, nuk ka asnjë rast të ri të infektuar me koronavirus pas më shumë se 150 testeve të bëra.

Autoritetet, vunë në dukje se 4 pacientë janë shëruar duke e çuar në gjithsej 249 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Edhe në Komunën e Tuzit në Malësi nga 37 personat e infektuar, 36 tashmë janë shëruar, ndërsa një person është në fazën e shërimit dhe në gjendje të mirë. Autoritetet shëndetësore njoftuan se një 63 vjeçar e humbi jetën, të shtunën mbrëmje vonë, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Malin e Zi.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Boban Mugosha tha se rezultati i mirë në parandalimin e përhapjes së COVID-19 tregon se sistemi shëndetësor ka reaguar me kohë. Ai tha se këtij suksesi i ndihmuan edhe qytetarët, të cilët reaguan në mënyrë të duhur dhe duke respektuar rekomandimet e autoriteteve.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur më 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19 masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar. VOA

3 maj 2020

Më shumë

Mali i Zi: Përshkallëzohet kriza qeveritare për shkak të Srebrenicës

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten (17.06.) me një shumicë prej dy të tretash rezolutën që njeh dhe dënon gjenocidin në Srebrenicë në vitin 1995, në të cilën u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë. Përmes kësaj rezolute, e cila edhe ndalon mohimin publik të ekzistencës ose relativizimin e këtij gjenocidi, […]

Sondazh: Mali i Zi “dështon në trajtimin e krimeve të luftës”

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.     Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje […]

Mal i Zi: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.   “Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara […]

Studim me rëndësi të veçantë për pakicën shqiptare në Mal të Zi

Studimi “Pakica shqiptare në Mal të Zi-midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” vlerësohet si tejet i rëndësishëm për opinionin në Mal të Zi, pasi për herë të parë në mënyrë statistikore paraqitet efikasiteti, por edhe dështimet e partive politike shqiptare në parlamentin dhe qeverinë e Malit të Zi.   Analistët vlerësojnë se studimi paraqet një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara