Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare Rita Ora Sahatçi, ka vendosur të rikthehet në profesionin e saj si mjeke dhe kryesisht në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.
Në një intervistë për “Vizion+” ajo rrëfeu se meraku që familja ka për të është i madh megjithatë ajo ndihej përgjegjëse për ta marrë përsipër këtë detyrë.
“Është detyra ime si mjeke dhe kur mu ofrua kjo punë e pranova. Ndihesha përgjegjëse ta bëja këtë punë dhe kjo është puna ime. E tërë famija shqetësohet se jam e rrezikuar, por jemi të vetëdijshme të gjithë. Vajzat janë të izoluara në një vend tjetër të shtëpisë, për t’iu shmangur rrezikut ndaj infektimit. Mundohem të ndaloj transmetimin e infeksionit te rrethi im dhe familja ime, dhe ata brengosen për shëndetin tim. Dmth si doktoreshë që mund të sjell rrezikun në shtëpi, ato normalisht që brengosen ndaj shëndetit tim..”
Vera zbuloi gjithashtu edhe një tjetër talent të Rita Orës që nuk e njihnim deri më sot, atë të pikturës.
“Unë komunikoj me vajzat rregullisht në çdo ditë. Merren me profesionin e tyre. Normalisht që artistët kanë marrë një metode tjetër të komunikimit. Rita gëzon një talent të ri. Ka filluar artin, vizatimin. Të gjithve jua rekomandoj. Është relaksuese përkrah muzikës, artit dhe ushtrimeve të tjera.Rita ka talentin e të dyve. Besoj që është e kombinuar.
Besoj se e ka talentin që e ka shpreh që më herët i përmbahet dhe e vazhdon. Ajo vazhdon punën e saj në mënyrën e saj, është shumë e lumtur se ka qenë shumë e ngarkuar. Nuk ka qëndruar në një vend për më shumë se një javë. Është mënyrë relaksimi. E shfrytëzon për të punuar sa më tepër në projektet e rradhës”.
Vera Ora përgëzoi gjithashtu angazhimin shqiptar në respektimin e masave pasi sipas saj janë thelbësore në luftën ndaj përhapjes së koronavirusit.
“Jam e lumtur që numri i infektuarve dhe vikitmave është relativisht i ulët se në Britaninë e Madhe. Është rezultat i parandalimit të hershëm, ju përgëzoj të gjithë për këtë. Është preventiva më e mirë deri tani. Po, flas me familjarët e mi në Kosovë rregullisht gjithashtu kanë brengosje për shëndetin tim dhe mundohem t’i inkurajoj, t’i jap një lajm që do të përfundojë një ditë dhe do t’i kthehemi normalitetit”, u shpreh mamaja e yllit botëror Rita Ora.
Me mesazhin inkurajues për gjithë shqiptarët që duhet të qëndrojnë në shtëpi, Vera Ora u shpreh se si çdo vit ajo dhe bashkëshorti i saj, shpresojnë të vizitojnë sërish Shqipërinë e Kosovës pasi situata me koronavirusin të ketë marrë fund.
16 prill 2020
Wang Yaping bëhet gruaja e parë kineze që ecën në hapësirë
Një hap larg zbulimit të thesarit më të madh në botë, vlen 17 miliardë €
Dashurinë në vend të mbretërisë, princesha e Japonisë nuk e mendon dy herë këtë zgjedhje
Meteor mbi çatinë e shtëpisë… / Përfundon në krevatin e një pensionisteje në Kanada
NOMA i shqiptarit Rene Redzepi zgjidhet restoranti më i mirë në botë
Ku shkojnë të sapomartuarit për muajin e mjaltit mes pandemisë?
Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë. Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]
NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej. Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]
Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale. Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar. Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]