Dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, ranë dakord që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në shtator të këtij viti.
Regjistrimi ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi shtyrjen e këtij procesi për shkak të përkeqesimit të gjendjes epidemiologjike nga virusi korona.
Zoran Zaev tha para se të merrte këtë vendim ishte konsultuar me presidentin e shtetit, kryetarin e Entit të Statistikave dhe kryetarë t e partive të koalicionit BDI dhe Lëvizjes Besa”. Meqë procesi i regjistrimit të popullsisë për diasporen ka filluar që nga 15 marsi ky nuk do të ndërpritet, por do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 30 shtator.
Vendimi i liderëve të dy partive politike maqedonase për anulimin e regjistrimit të popullsisë duhet të miratohet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
Shtyhet dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale
Në takimin Zaev-Mickoski u mor edhe një vendim për shtyrjen e zgjedhjeve lokale që ishin parashikuar të mbaeshin në shtator dhe është vendosur që ato të mbahen në muajin tetor pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë.
Po ashtu Zaev dhe Mickoski biseduan edhe për ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në parlament do të inkurajohen për të bërë ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshimin e modelit në një njësie zgjedhore, për lista të hapura për kë shilltarë komunash dhe për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në një rreth zgjedhor.
Në ditët në vazhdim kryeministri Zoran Zaev ka paralajmeruar takime edhe me liderët e opozitës shqiptare, ku do të diskutohen marrëveshjet e arritura mes tij dhe liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. DW
Maqedonia e Veriut merr sinjale pozitive nga Bullgaria
Shkup: Nuk u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë
Zaev shtyn dorëheqjen
Maqedonia e Veriut shpall krizën energjetike
Maqedoni e Veriut – Gratë, peng i mungesës së kapitalit fillestar për themelimin e biznesit
Shkup: Mickoski konfirmon zyrtarisht shumicën e re parlamentare
Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]
Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike. Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]
Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur. Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet. Në Tetovë ndodhet […]
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”. Në panelin ndërkombëtar […]